Po lidhet…
Premiera, festivale, çmime, produksione të reja dhe lajme nga industria e filmit.
Formësimi i paqes përmes së vërtetës
Për Vendin
QKUK i rikthen dëgjimin pacientes pas 18 vitesh
Lajmi që Duam!
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!
Punëtorët në Indi po trajnojnë robotët e së ardhmes duke filmuar jetën e përditshme
Për Botën!
Gërmia fiton betejën, Parku i Aventurave mbetet vetëm aventurë në letër
A po Çuditesh?
AMC Hall, 15 maj: Marcel Dettmann sjell një natë të madhe techno në Prishtinë
Për Vendin
Villarreal CF vjen në Kosovë: hapet kampi zyrtar për talentët e rinj
Për Sportin
Vajza 20-vjeçare fiton 3 milionë dollarë dëmshpërblim kundër Meta dhe Google
Për Botën!

Rowan Atkinson, i njohur për rolin e tij ikonë si Mr. Bean, rikthehet në ekranin e vogël me një komedi të re festive në Netflix, të titulluar “Man vs Baby”. Ky projekt vjen pas suksesit të madh të serisë “Man vs Bee”, që solli shumë të qeshura dhe u pëlqye nga audienca ndërkombëtare. Në këtë […]

Pas promovimit të filmit Kiss Of The Spider Woman në Manhattan me ish-bashkëshortin Ben Affleck, ylli 56-vjeçar Jennifer Lopez ka kaluar tek projekti i ri i saj, duke u parë të premten, më 10 tetor 2025, duke xhiruar për filmin The Last Mrs. Parrish në New York, sipas raportimeve të Daily Mail. Ajo rrëmbeu vëmendjen […]

Filmi i gjatë artistik “Odiseja e Gëzimit”, me skenar dhe regji të Zgjim Terziqit, do ta ketë premierën botërore në Cairo International Film Festival, një nga festivalet më prestigjioze ndërkombëtare, pjesë e 15 festivaleve të kategorisë “A” të akredituara nga Federation of Film Producers Associations. Edicioni i 46-të i festivalit do të mbahet nga 12 […]

Kanë nisur xhirimet e filmit me metrazh të gjatë “DUA”, një projekt i ri i regjisores së njohur Blerta Basholli, e cila fitoi vëmendje ndërkombëtare me filmin “Zgjoi”. Xhirimet do të zgjasin deri më 19 nëntor, duke përfshirë gjithsej 35 ditë pune në terren. Filmi prodhohet nga Valon Bajgora dhe Yll Uka nga Ikonë Studio […]

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, në kuadër të Javës së Bibliotekës dhe në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës, sjell një cikël filmash që eksploron jetën, sfidat shoqërore dhe qëndresën njerëzore në Kosovë, duke ofruar për publikun një udhëtim emocional dhe artistik të paharrueshëm. 7 tetor, ora 19:00 – “Zgjoi”Filmi i bazuar në një […]

Filmi dokumentar-artistik “Bukuria e gomarit”, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, shfaqi premierën e tij të parë në Festivalin prestigjioz të Filmit në Cyrih, duke shënuar një moment të rëndësishëm për kinematografinë kosovare në arenën ndërkombëtare. Ky produksion ofron një reflektim të thellë mbi brishtësinë e kujtesës, ku realiteti dokumentar ndërthuret me një gjuhë […]

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, në kuadër të Javës së Bibliotekës dhe në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës, do të organizojë një cikël filmash që pasqyrojnë jetën, sfidat shoqërore dhe qëndresën njerëzore në Kosovë, duke ofruar një pasqyrë të thellë artistike mbi trashëgiminë tonë kulturore. Programi i Plotë i Ciklit Filmash Ky cikël, […]

Në horizontin e kinemasë shqiptare është ndezur sërish një dritë shprese. Filmi “Luna Park” i regjisorit Florenc Papas, me Adriana Matoshin në rolin kryesor, është përzgjedhur që të përfaqësojë Shqipërinë në garën për çmimin më prestigjioz të kinemasë botërore – Oscars 2026, në kategorinë e Filmit Ndërkombëtar. Ky është filmi i 18-të që Shqipëria dërgon […]

Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar me pikëllim të thellë ndarjen nga jeta të aktorit dhe profesor Enver Petrovci, një figurë legjendare e skenës dhe kinemasë shqiptare. Njoftimi Zyrtar i Teatrit Kombëtar “Me pikëllim të thellë njoftojmë për ndarjen nga jeta të aktorit dhe profesorit të shquar, Enver Petrovci. Teatri Kombëtar i Kosovës u shpreh […]

Gjatë ditëve të fundit, një lajm i gëzueshëm ka ardhur për kinematografinë shqiptare: filmi “Pikë Uji” (Waterdrop) me regji nga Robert Budina dhe me aktoren Gresa Pallaska në rolin kryesor, është përzgjedhur nga prestigjiozja The New York Times si pjesë e listës “Five International Movies to Stream Now”. Ky vlerësim u publikua më 19 shtator […]

Filmi artistik “Krejt e thirrin Rexhën”, me regji të Ibër Dearit, wshtw njw nga fituesit më të mëdhenj të edicionit të këtij viti të TIFF – Tetova International Film Festival 2025, duke u shpërblyer me katër çmime të rëndësishme. Në një atmosferë festive dhe plot emocion, filmi shqiptar u nderua me çmimin kryesor “Filmi më […]

Filmi “Liri a Vdekje”, një himn i atdhedashurisë, sakrificës dhe qëndresës, do të shfaqet i restauruar për publikun në natën e fundit të Tirana International Film Festival (TIFF), duke sjellë një përshtypje të fuqishme nga historia e popullit shqiptar. Bashkëpunimi Legjendar dhe Vlera Historike Ky film, realizuar në 1979, është fryt i një bashkëpunimi unik […]

Romë, 18 shtator 2025 – Në ambientet e Casa del Cinema, në Villa Borghese, kryeqyteti italian do të mirëpresë premierën e dokumentarit “UDHA”, me regji të Alessandro Ferrantellit. Ngjarja do të zhvillohet më 18 shtator, duke filluar nga ora 20:30, dhe pritet të shndërrohet në një mbrëmje të veçantë për kulturën dhe identitetin shqiptar. Dokumentari […]

Aktori i njohur hollivudian, Louis Mandylor, i cili ka fituar famë botërore me rolet e tij në filmat kult “My Big Fat Greek Wedding” dhe “The Quest”, ka zgjedhur së fundmi Kosovën si vendndodhje për projektin e tij të ri kinematografik. Mandylor u prit në mënyrë solemne nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, […]

Komuna e Prishtinës ka përuruar një mural kushtuar Vjosa Berishës, themelueses së festivalit ndërkombëtar të filmit PriFest, në udhëkryqin e rrugëve “Garibaldi” dhe “Johan V. Hahn”. Në ceremoninë përuruese, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e vlerësoi Berishën për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në kulturën e kryeqytetit. “Vjosa ka lënë gjurmë të thella dhe vazhdon […]

Prishtina sot merr frymë kinema, teksa PriFest sjell dy filma të veçantë në ekranin e Kino Armata-s. Nga ora 17:00, publiku do të ketë rastin të shohë për herë të parë në Kosovë filmin “MOON”, të regjisores austriake Kurdwin Ayub (93 min). Ky film vjen si pjesë e programit Focus: Austria, realizuar në bashkëpunim me […]

Nga sot deri më 13 shtator 2025, qyteti i Korçës do të presë edicionin e radhës të Festivalit të Filmit të Shkurtër KO:SH Film Fest, një ngjarje që sjell bashkë artin dhe kulturën globale. Me temën “Zhvendosja”, festivali i këtij viti eksploron sfidat njerëzore të shkaktuara nga konflikte, mungesa e demokracisë, varfëria ekonomike apo korrupsioni, […]

Nga 9 deri më 14 shtator, kryeqyteti i Kosovës do të mirëpresë edicionin e 17-të të PriFest – Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend. Festivali hapet të martën, më 9 shtator, në Kino Armata, me premierën botërore të filmit “Bear Hug” nga regjisori Ilirjan Himaj. Nga […]

Maratona njëjavëshe e Festivalit të Teatrove në Ferizaj me shfaqje, diskutime e koncerte është kurorëzuar me ndarjen e çmimeve, të dielën mbrëma. “Djali” me tekst të Florian Zeller, nën regji të Erson Zymberit dhe me producent Erson Zymberi, është shpallur shfaqja më e mirë e edicionit të 55-të. Por për të nuk ka mjaftuar vetëm […]

Lejleku, filmi artistik me metrazh të gjatë i regjisorit të njohur Isë Qosja, përballet me probleme gjatë festivalit “Dzada Fest” në Podgoricë, Mali i Zi, sipas KultPlus. Ndërprerja e prezentimit pas një incidenti të shkaktuar nga disa të rinj që refuzuan shfaqjen e një filmi në gjuhën shqipe ka tërhequr edhe reagimin e policisë. Regjisori […]
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!