Po lidhet…
Ngjarjet kryesore ndërkombëtare, lajme politike, sociale, kulturore dhe histori interesante nga e gjithë bota.
Formësimi i paqes përmes së vërtetës
Për Vendin
QKUK i rikthen dëgjimin pacientes pas 18 vitesh
Lajmi që Duam!
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!
Punëtorët në Indi po trajnojnë robotët e së ardhmes duke filmuar jetën e përditshme
Për Botën!
Gërmia fiton betejën, Parku i Aventurave mbetet vetëm aventurë në letër
A po Çuditesh?
AMC Hall, 15 maj: Marcel Dettmann sjell një natë të madhe techno në Prishtinë
Për Vendin
Villarreal CF vjen në Kosovë: hapet kampi zyrtar për talentët e rinj
Për Sportin
Vajza 20-vjeçare fiton 3 milionë dollarë dëmshpërblim kundër Meta dhe Google
Për Botën!

Drejtori ekzekutiv i Tesla dhe themeluesi i SpaceX, Elon Musk, ka arritur një shifër historike në pasurinë e tij personale, duke e çuar atë në 749 miliardë dollarë, sipas indeksit të miliarderëve të Forbes. Kjo arritje vjen pas një vendimi të rëndësishëm të Gjykatës së Lartë të Delaware dhe pas lajmeve se start-up-i hapësinor SpaceX […]

Fjalëkalimi “123456” është renditur sërish si më i përdoruri i vitit, duke konfirmuar një trend shqetësues që, sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike, vazhdon të rrezikojë miliona llogari në mbarë botën. Pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme ndër vite, shumë përdorues vijojnë të zgjedhin kombinime të thjeshta numerike si opsionin e tyre kryesor të sigurisë. Raportet më të […]

Muzika elektronike ka marrë njohje zyrtare në Francë si pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, duke shënuar një hap historik për rolin e saj në formësimin e identitetit artistik dhe kulturor të vendit. Ky vendim e vendos zhanrin në inventarin kombëtar të trashëgimisë jomateriale, krahas formave të tjera të shprehjes kulturore që kanë lënë gjurmë të […]

Pas një periudhe të gjatë pauze nga skena muzikore, Leona Lewis po përgatitet të rikthehet fuqishëm. Këngëtarja britanike, e njohur për zërin e saj të veçantë dhe fitimin e “X Factor” në 2006, ka konfirmuar se është duke punuar në albumin e saj të parë pas më shumë se dhjetë vitesh, me publikim të planifikuar […]

Fshati i vogël Saint-Colomban-des-Villards, i vendosur në Alpet franceze, ka marrë një vendim të paprecedent për sezonin dimëror: ski do të jetë plotësisht falas për të gjithë vizitorët. Ky vendim është marrë pas një situate financiare të rënduar të stacionit të ski-së, i cili ka regjistruar deficit prej afro 25 vitesh. Vetëm vitin e kaluar, […]

Pas Australisë, e cila në dhjetor ndaloi përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç, vendet evropiane po shqyrtojnë hapa të ngjashëm për të mbrojtur fëmijët në botën digjitale. Franca, Spanja, Italia, Greqia dhe Gjermania janë në faza të ndryshme të diskutimeve ligjore, duke synuar kufizime të moshës dhe mekanizma kontrolli prindëror. Në Danimarkë, […]

Një ons ari ka arritur një nivel që nuk është parë për më shumë se 40 vjet – mbi 4,400 dollarë. Çmimi i këtij metali të çmuar ka nisur vitin me 2,600 dollarë, por pritjet për ulje të normave të interesit nga banka qendrore e SHBA-së, së bashku me tensionet gjeopolitike dhe tarifat tregtare, e […]

Autoritetet kineze kanë vendosur të ndalojnë dhe kufizojnë serialet televizive dhe online që tregojnë histori dashurie midis burra shumë të pasur (CEO ose miliarderë) dhe vajzave të varfra ose me jetë të thjeshtë. Sipas qeverisë, këto përmbajtje po ndikojnë negativisht tek vajzat e reja, duke i bërë të mendojnë se suksesi dhe lumturia vijnë vetëm […]

Një kombinim i thjeshtë shifrash është shndërruar në objekt prestigji dhe gare të fortë financiare. Targa e makinës së Cyrihut “ZH 11” është shitur për 262,000 franga zvicerane në një ankand online, duke tërhequr vëmendje të madhe dhe interes të jashtëzakonshëm nga ofertuesit. Edhe pse shifra mbetet nën rekordin prej 299,000 CHF të paguara në […]

Glassdoor, platforma e njohur për vlerësime të punëdhënësve dhe informacion mbi tregun e punës, ka shpallur “lodhjen” si fjalën e vitit 2025. Kjo zgjedhje reflekton realitetin sfidues që po përjetojnë shumë njerëz në punë dhe në jetën e përditshme. Viti 2025 u karakterizua nga zhvillime të shpejta teknologjike, pasiguri në tregun e punës dhe rritje […]

Pak ditë para publikimit të filmit të tretë të serisë Avatar, “Fire And Ash”, regjisori legjendar James Cameron ka arritur zyrtarisht statusin e miliarderit, me një pasuri neto prej 1.1 miliardë dollarësh. Në moshën 71-vjeçare, Cameron i bashkohet një klubi të veçantë regjisorësh miliarderë, ku përfshihen George Lucas, Steven Spielberg, Peter Jackson dhe Tyler Perry. […]

Evropa konfirmohet si kontinenti më i sigurt dhe më i jetueshëm në botë. Sipas një renditjeje të re nga ECA International, të gjitha 10 qytetet më të sigurta për të jetuar globalisht ndodhen në Evropë, ndërsa plot 38 qytete evropiane janë renditur në mesin e 50 më të mirave nga gjithsej 275 qytete të analizuara. […]

Uashingtoni, D.C. u shndërrua në një skenë romance festive, ku 1,435 çifte u mblodhën për t’u puthur njëkohësisht nën veshtull, duke thyer rekordin botëror Guinness për numrin më të madh të çifteve që realizojnë këtë ritual tradicional. Eventi u mbajt të shtunën në Anthem Row, i organizuar nga DowntownDC, dhe theu rekordin e mëparshëm prej […]

Festivali Sunny Hill, një prej ngjarjeve më të mëdha dhe më të njohura muzikore në rajon, ka fituar Çmimin për Impakt Ekonomik 2025, në kuadër të gala-mbrëmjes “THE BEST OF KOSOVA 2025”, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës. Ky vlerësim njihet për rëndësinë e tij në njohjen e iniciativave që ndikojnë pozitivisht në zhvillimin ekonomik […]

Aktori britanik Callum Turner po shihet si kandidati kryesor për ta trashëguar rolin legjendar të James Bond, sipas raportimeve të fundit të mediave britanike dhe industrisë së filmit. Turner, 35 vjeç, i njohur për paraqitjet në Fantastic Beasts, The Boys in the Boat dhe Green Room, ka marrë hov të madh në garën për rolin […]

OpenAI ka prezantuar zyrtarisht GPT-5.2, versionin më të ri dhe më të fuqishëm të modelit të saj të inteligjencës artificiale, i ndërtuar për detyra komplekse intelektuale, analizë të avancuar dhe kërkime të thelluara. Sipas OpenAI, GPT-5.2 shënon përmirësime të ndjeshme në shkrimin e kodit, përpunimin e dokumenteve të mëdha, analizën e të dhënave dhe kërkimin […]

Në qytetin jugor të Zvicrës, Lugano, jetesa digjitale po merr një tjetër dimension. Rreth 350 biznese – nga restorantet e dyqanet deri te shërbimet komunale – tashmë pranojnë pagesa me bitcoin, duke e vendosur qytetin në hartën evropiane të kriptovalutave. Madje, edhe McDonald’s i qytetit ka futur mundësinë e pagesës përmes telefonit me bitcoin. Kjo […]

Revista prestigjioze Forbes ka publikuar listën e saj vjetore me 100 gratë më të fuqishme të botës – dhe në krye të saj për vitin 2025 qëndron Ursula von der Leyen. Presidentja e Komisionit Evropian vazhdon të konsiderohet figura më ndikimi në politikën globale, falë rolit të saj vendimtar në drejtimin e politikave që prekin […]

Këtë vit, Çmimi Nobel për Paqen iu dha lideres së opozitës venezuelase, María Corina Machado, një njohje për përpjekjet e saj të palodhur për demokraci dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Venezuelë. Ceremonia u mbajt pa praninë e saj, pasi udhëtimi drejt Norvegjisë përbënte një rrezik të jashtëzakonshëm për jetën e saj. Machado, […]

Parlamenti britanik ka miratuar një ndryshim që konsiderohet gur themeli në historinë juridike të aseteve digjitale. Pas viteve të kërkimeve akademike, shqyrtimeve të Komisionit të Ligjeve dhe interpretimit të improvizuar të gjykatave, Mbretëria e Bashkuar ka vendosur: asetet digjitale dhe elektronike ekzistojnë si pronë më vete. Jo si objekte fizike.Jo si të drejta kontraktuale.Por si […]
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!