Po lidhet…
Arkivi
Lajmet, historitë, intervistat dhe përmbajtjet më të fundit nga redaksia e Geg FM Radio. Më të rejat i gjeni sipër, ndërsa arkivin e plotë më poshtë.
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!

Sot, më 24 mars, në Gjilan nis zyrtarisht Java e Frankofonisë, një ngjarje kulturore që këtë vit e vendos qytetin në qendër të aktiviteteve frankofone në Kosovë. Programi i ditës së parë përfshin një seri aktivitetesh që lidhen me kulturën, arsimin dhe gastronominë franceze. Programi i ditës së parë – 24 mars Aktivitetet nisin në […]

Një ikonë e pop-it të viteve ’80 po vjen për herë të parë në Kosovë. Në edicionin e ardhshëm të festivalit të verës Hardh Fest, publiku do të ketë mundësinë të shohë live në skenë Thomas Anders, zërin legjendar të projektit muzikor Modern Talking, i cili do të performojë në Rahovec së bashku me bandën […]

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora po vazhdon të zgjerojë karrierën e saj edhe në botën e aktrimit. Projekti i saj më i ri filmik, “He Bled Neon”, pati premierën në festivalin prestigjioz South by Southwest, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare për filmin, muzikën dhe teknologjinë që zhvillohet çdo vit në Austin. Filmi […]

Një gjykatë në Kaliforni vendosi se miliarderi Elon Musk ka mashtruar aksionerët e Twitter-it. Padia civile u paraqit në vitin 2022 nga një grup investitorësh që e akuzuan Musk se kishte bërë deklarata të rreme për të ulur çmimin e aksioneve para se ta blinte kompaninë për 44 miliardë dollarë. Musk fillimisht pranoi të blinte […]

Pritja e gjatë për misterin e mustaqeve të pazakonta të Leonardo DiCaprio në Oscars ka marrë fund. Fotot e para nga filmi i ri i tij me Martin Scorsese, titulluar “What Happens at Night”, zbuluan stilin “retro” dhe sqaruan shumë kuriozitete. Filmi ndjek një çift amerikan që udhëton drejt një qyteti të izoluar evropian për […]

Drin Shaqiri, i njohur si “makazze”, ka hyrë në histori si lojtari i parë shqiptar që fiton çmimin MVP në ESL Pro League. Ai udhëhoqi ekipin Natus Vincere drejt triumfit në finale kundër Aurora Gaming, duke mbyllur serinë me rezultat 3-1 në mapa. Performanca e tij gjatë gjithë turneut ishte spektakolare, por në finalen e […]

Mbi 500 atletë morën pjesë në garën e vrapimit “Kosova në lëvizje”, organizuar nga Federata Atletike e Kosovës në partneritet me Decathlon Kosova dhe Prishtina Mall. Ngjarja u ndoq LIVE nga KosovaPress dhe shfaqi garues nga kategori të ndryshme: juniorë, seniorë dhe veteranë, meshkuj e femra. Në shtegun 12 km, Tirron Mamusha u rendit i […]

Në Houston, Teksas, ku mbahet konferenca më e madhe në botë për shkencat planetare, një emër nga Kosova shkëlqeu mes mijëra shkencëtarëve. Pranvera Hyseni, një shkencëtare e re, mori pjesë për herë të tretë në këtë ngjarje prestigjioze, ku mblidhen mbi 2000 studiues nga e gjithë bota për të prezantuar kërkimet e tyre. Hyseni pati […]

Një prodhues holandez ka krijuar një ide që nuk shihet shpesh: akullore që ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të kokës. Në vend të një ëmbëlsire të zakonshme, kjo akullore përmban një sasi të vogël qetësuesi, duke lejuar konsumatorin të shijojë ëmbëlsirën dhe njëkohësisht të qetësojë dhimbjen. Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të ndryshme. Disa […]

Peter Vandermeersch, një emër i njohur i gazetarisë holandeze, përfundoi i pezulluar pasi u zbulua se kishte përdorur inteligjencën artificiale për të krijuar citate të rreme. Ai është ish-kryeredaktor dhe këshilltar i lartë në grupin mediatik evropian Mediahuis, pronar i gazetave si De Telegraaf dhe Irish Independent. Gazetari pranoi se kishte përdorur platforma si ChatGPT, […]

Në këtë ditë të Fitër Bajramit, Frostea uron paqe, lumturi dhe begati në çdo familje shqiptare. Pas një muaji reflektimi, sakrifice dhe përkushtimi, kjo festë vjen si moment bashkimi, dashurie dhe gëzimi. Në tryezat tona tradicionale, shija e bakllavës simbolizon ëmbëlsinë e festës, ndërsa momentet e ndara me më të dashurit mbeten kujtimet më të […]

Ndoshta edhe ju e keni përjetuar: shikoni filxhanin e kafesë dhe papritur duket sikur shkuma ka krijuar një fytyrë që po ju shikon. Ndonjëherë duket e buzëqeshur, ndonjëherë pak e mërzitur, e ndonjëherë sikur po ju gjykon para se ta pini kafenë. Në fakt, kjo nuk është aspak e pazakontë. Truri i njeriut ka një […]

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka ndarë së fundmi me publikun amerikan disa nga traditat më interesante të mikpritjes shqiptare. Ajo ishte e ftuar në emisionin e njohur “Delish Snacks”, ku foli për ushqimet që i pëlqejnë, por edhe për kulturën me të cilën është rritur. Edhe pse ka lindur dhe është rritur në […]

Nga Kosova në një nga institucionet më prestigjioze të sigurisë në botë. Majorja Vjollca Hoti nga Policia e Kosovës ka përfunduar me sukses Akademinë Kombëtare të FBI-së në Quantico, SHBA, duke shënuar një arritje të rëndësishme në karrierën e saj dhe në përfaqësimin profesional të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Akademia e FBI-së konsiderohet një nga […]

Dy nga emrat më të njohur të alpinizmit kosovar, Uta Ibrahimi dhe Mrika Nikqi, janë nderuar me një emetim të veçantë të pullave postare në Kosovë. Ky vlerësim i kushtohet jo vetëm arritjeve të tyre sportive, por edhe guximit dhe përkushtimit me të cilin ato kanë përfaqësuar vendin në majat më të larta të botës. […]

Një tjetër histori suksesi nga diaspora shqiptare vjen nga industria globale e teknologjisë. Profesionistja shqiptare Drena Kusari është emëruar në një nga pozitat më të larta drejtuese në kompaninë amerikane të teknologjisë Microsoft, një nga gjigantët më të mëdhenj të industrisë digjitale në botë. Lajmin e bëri të ditur vetë Kusari përmes një njoftimi në […]

Çdo vit, studiues dhe institucione ndërkombëtare përpiqen t’i japin përgjigje një pyetjeje të thjeshtë, por shumë të rëndësishme: ku jetojnë njerëzit më të lumtur në botë? Përgjigjja vjen nga raporti i njohur global “World Happiness Report”, i cili analizon mirëqenien dhe perceptimin e jetës në dhjetëra vende të planetit. Edicioni më i fundit i raportit […]

Më 15 maj, Prishtina pritet të përjetojë një nga netët më të rëndësishme të muzikës elektronike të këtij sezoni. Në AMC Hall, një nga hapësirat më të mëdha për evente në kryeqytet, do të zhvillohet një program që bashkon emra të njohur ndërkombëtarë dhe artistë nga skena rajonale, duke e kthyer qytetin në një pikë […]

Letërsia nga Kosova do të jetë pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha të botës së librit. Në edicionin e vitit 2026 të Leipzig Book Fair, Kosova do të prezantohet me një delegacion prej gjashtë autorësh, të përzgjedhur nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës, duke sjellë në skenën ndërkombëtare zëra të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore […]

Sot, duke filluar nga ora 09:00, në Pejë është zhvilluar ceremonia e vënies së gurthemelit për zgjerimin e Qendrës Nacionale të Xhudos, një projekt i rëndësishëm që synon të forcojë më tej sukseset e këtij sporti në Kosovë dhe të krijojë kushte moderne për gjeneratat e reja të sportistëve. Në ceremoninë zyrtare morën pjesë kryeministri […]
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!