GEG.FM
Po lidhet…

Hetuesit gjejnë tre qengjat e vjedhur, hetimet vazhdojnë për persona të tjerë të përfshirë
Në Prizren është arrestuar një i dyshuar për një rast vjedhjeje që kishte në shënjestër disa qengja në fshatin Pirane. Sipas hetuesve policorë të Stacionit Policor Prizren Veri, i dyshuari D. T., 62 vjeç nga fshati Serbicë e Poshtme, dyshohet se kishte kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Sipas hetimeve, rasti kishte ndodhur më 14.06.2026, kur i dyshuari kishte marrë disa qengja me vlerë rreth 1000 euro dhe më pas i kishte shitur te persona të ndryshëm. Me vendim të prokurorit, ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh dhe është ngritur kallëzim penal.
Gjatë hetimeve të mëtejshme, policia ka arritur të gjejë tre nga qengjat e vjedhur në një oborr shtëpie në Serbicë të Poshtme, të cilët më pas i janë kthyer pronarit. Autoritetet bëjnë të ditur se hetimet po vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në rast.
Redaksia Geg FM Radio26 qershor 2026

Bill Gates thotë se disa profesione si programimi, biologjia, energjia dhe sporti do t’i mbijetojnë Inteligjencës Artificiale, ndërsa shumë fusha të tjera rrezikohen nga automatizimi.

Kosova rrezikon të humbasë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së nëse deri më 30 qershor nuk realizon reformat e kërkuara. Në rrezik janë edhe qindra milionë të tjera.
