GEG.FM
Po lidhet…

Djellza Ademi, një zonjë e respektuar e qytetit të Gjilanit, ka vendosur të garojë për këshilltare të Kuvendit Komunal si pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me numrin 24. Me një përvojë të pasur profesionale dhe një angazhim të hershëm shoqëror, ajo synon të jetë një zë i fuqishëm për qytetarët e saj.
E lindur më 13 qershor 1992 në Gjilan, Djellza kreu studimet Bachelor në drejtimin Ekonomi, Banka dhe Financa në Universitetin e Prishtinës. Që në moshë të re, ajo nisi të angazhohej në aktivitete shoqërore dhe rinore, duke nxitur pjesëmarrjen komunitare dhe aktivizmin qytetar. Ky përkushtim e shoqëroi gjatë gjithë rrugëtimit të saj profesional dhe politik.
Rruga e saj e karrierës nisi në vitin 2014 në Drejtoria për Zhvillim Ekonomik të Komunës së Gjilanit, ku u përball për herë të parë me menaxhimin e projekteve zhvillimore lokale. Shpejt, puna e saj u zgjerua edhe përtej kufijve të komunës. Në periudhën 2015–2017, ajo u bë pjesë e projekteve ndërkufitare të financuara nga Bashkimi Evropian, ku dha një kontribut të rëndësishëm në promovimin e zejeve tradicionale dhe në forcimin e bashkëpunimit mes komunave të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Në vitet që pasuan, Djellza u bë emër i njohur në menaxhimin e projekteve strategjike. Me projektin “Networking for Success” (2017–2019), ajo punoi për të forcuar bashkëpunimin ndërkomunal dhe për të ngritur kapacitetet lokale, duke krijuar ura bashkëpunimi mes aktorëve institucionalë dhe komunitetit. Nga viti 2019 deri në vitin 2021, ajo udhëhoqi ekipin e projektit “Përmirësimi i vlerave të trashëgimisë kulturore dhe natyrore”, ku kishte në dorë jo vetëm koordinimin e aktiviteteve, por edhe menaxhimin financiar dhe raportimin për donatorët ndërkombëtarë.
Me një përvojë gjithnjë në rritje, gjatë vitit 2021–2022, Djellza mori drejtimin e projektit “Inkubatori i Agrobizneseve – Rajoni Lindje”, një iniciativë e financuar nga Ambasada Amerikane. Ky projekt kishte synim mbështetjen e sipërmarrësisë dhe zhvillimin e agrobizneseve lokale, duke i dhënë hapësirë ideve të reja për zhvillimin ekonomik të rajonit. Sot, ajo është pjesë e Resort Planet në Gjilan, një prej bizneseve më të suksesshme në qytet, ku ka dëshmuar aftësi të shkëlqyera menaxheriale dhe organizative.
Përtej punës profesionale, Djellza ka gjetur gjithmonë hapësirë për të kontribuar në jetën shoqërore të Gjilanit. Ajo ka qenë pjesë e organizimit të “Ditëve të Mërgatës” dhe ka dhënë një rol të rëndësishëm në themelimin dhe monitorimin e Këshillave të Fshatrave dhe lagjeve, duke shërbyer si një urë mes qytetarëve dhe institucioneve.
E martuar dhe nënë e një fëmije, Djellza arrin të balancojë jetën familjare me angazhimin profesional dhe atë shoqëror. Për të, politika është një mjet për të sjellë ndryshim real, jo vetëm një karrierë.
Synimi i saj është i qartë: të përfaqësojë qytetarët e Gjilanit me përgjegjësi, transparencë dhe përkushtim. Me përvojën e fituar ndër vite dhe energjinë që e karakterizon, Djellza Ademi premton të jetë një zë i besueshëm dhe një forcë e re në Kuvendin Komunal.
Redaksia Geg FM Radio19 shtator 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]