GEG.FM
Po lidhet…

Në një ngjarje solemne për SHBA-në, u theksua partneriteti mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Në një ceremoni të organizuar nën moton “America and Kosovo: A Freedom Story for the Next 250 Years”, Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka shpallur zyrtarisht 4 Korrikun 2026 si “Ditën e Miqësisë Amerikane në Prishtinë”.
Sipas tij, ky vendim synon të riafirmojë miqësinë e veçantë dhe partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e vendosur këtë datë si simbol të lidhjeve historike dhe politike mes dy vendeve.
Gjatë së njëjtës ngjarje, Çelësi i Kryeqytetit iu nda profesorit amerikan Daniel Serwer, ndërsa me “Hyjneshën në Fron” u nderuan edhe Edward Joseph, Besa Pinchotti dhe Mario Marquez, për kontributin e tyre në forcimin e marrëdhënieve Kosovë–SHBA. Në fund të ceremonisë, Komuna e Prishtinës uroi 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Redaksia Geg FM Radio3 korrik 2026

BQK parashikon që ekonomia e Kosovës të rritet me 3.5% këtë vit, ndërsa inflacioni mesatar pritet të arrijë në 6.7%.

Komuna e Gjilanit do të punojë edhe të shtunave nga 4 korriku deri më 29 gusht 2026. Sportelet e administratës do të jenë të hapura nga ora 10:00 deri në 14:00 për qytetarët dhe diasporën.

Ministria e Mjedisit ndalon prerjen, krasitjen ekstreme dhe zhvendosjen e drunjve pa pëlqim paraprak. Komunat obligohen të inventarizojnë drunjtë urbanë dhe të zbatojnë rregulla të reja për mbrojtjen e hapësirave të gjelbra.