GEG.FM
Po lidhet…

Vendimi i ri i Ministrisë së Mjedisit ndalon prerjen, krasitjen ekstreme dhe zhvendosjen e drunjve pa pëlqim paraprak dhe obligon komunat të bëjnë inventarizimin e tyre.
Një dru i prerë sot mund të mungojë për dekada. Me këtë ide, Ministria e Mjedisit ka vendosur të forcojë mbrojtjen e drunjve urbanë dhe të hapësirave të gjelbra në të gjithë Kosovën. Vendimi u bë publik nga ministrja në detyrë, Fitore Pacolli.
Sipas vendimit të ri, ndalohet prerja, krasitja ekstreme dhe zhvendosja e drunjve pa pëlqimin paraprak të Ministrisë. Kjo do të thotë se ndërhyrjet në drunjtë urbanë nuk mund të bëhen më vetëm me vendim lokal, por do të kërkojnë edhe miratim institucional.
Në të njëjtën kohë, komunat obligohen të bëjnë inventarizimin e plotë të drunjve urbanë dhe të zbatojnë standarde të qarta për mbrojtjen e tyre. Çdo projekt që prek hapësirat e gjelbra do t’i nënshtrohet procedurave të vlerësimit mjedisor, ndërsa për çdo dru të larguar do të zbatohet parimi “1 me 3”, që nënkupton mbjelljen dhe mirëmbajtjen e tre drunjve të rinj.
Pacolli tha se synimi është i qartë: të mbrohet natyra, të rriten sipërfaqet e gjelbra dhe të ndërtohen qytete më të shëndetshme për brezat e sotëm dhe të ardhshëm. Në një kohë kur temperaturat rriten dhe hapësirat e gjelbra zvogëlohen, ky vendim synon ta bëjë çdo dru më të vlefshëm se më parë.
Redaksia Geg FM Radio30 qershor 2026

Komuna e Gjilanit do të punojë edhe të shtunave nga 4 korriku deri më 29 gusht 2026. Sportelet e administratës do të jenë të hapura nga ora 10:00 deri në 14:00 për qytetarët dhe diasporën.

Në shkurt të këtij viti, pas publikimit të dosjeve të Jeffrey Epstein, në rrjetet sociale dhe disa portale online filluan të qarkullojnë lajme të rreme që e lidhnin Nënë Terezën me aktivitetet e tij kriminale. Pretendime si “ajo ishte trafikante fëmijësh” ose “fitonte miliona për Vatikanin” u shpërndanë me shpejtësi, duke e kthyer një figurë […]

Janari i vitit 2026 nisi me një seri ngjarjesh që, në pamje të parë, dukeshin reale dhe shqetësuese për qytetarët e Kosovës. Video për përmbytje të mëdha në Prishtinë qarkulluan me shpejtësi në rrjetet sociale, pasuar nga raportime për zbulime ari, pajisje ushtarake moderne dhe figura misterioze që supozohej se shëtisnin rrugëve të kryeqytetit. Pamjet […]