GEG.FM
Po lidhet…

Nga 4 korriku deri më 29 gusht, sportelet e administratës komunale do të jenë të hapura çdo të shtunë për t'u shërbyer qytetarëve dhe mërgimtarëve.
Vera sjell më shumë lëvizje në Gjilan, e bashkë me të edhe më shumë kërkesa për shërbime administrative. Për t'iu përgjigjur këtij fluksi, Komuna e Gjilanit ka vendosur të zgjasë orarin e punës, duke hapur sportelet edhe gjatë ditëve të shtuna.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme (DAP), vendimi hyn në fuqi më 4 korrik dhe do të zbatohet deri më 29 gusht 2026. Gjatë kësaj periudhe, qytetarët do të mund të marrin shërbime administrative edhe në fundjavë.
Sportelet do të jenë të hapura çdo të shtunë nga ora 10:00 deri në orën 14:00. Ky orar i veçantë është vendosur për të lehtësuar qasjen në shërbime, sidomos gjatë muajve të verës kur në Gjilan kthehen shumë bashkatdhetarë nga diaspora.
Drejtori i Administratës së Përgjithshme, Elbasan Shabani, tha se ky vendim synon të ofrojë shërbim më efikas dhe më të shpejtë për të gjithë qytetarët gjatë sezonit veror.
Redaksia Geg FM Radio30 qershor 2026

Ministria e Mjedisit ndalon prerjen, krasitjen ekstreme dhe zhvendosjen e drunjve pa pëlqim paraprak. Komunat obligohen të inventarizojnë drunjtë urbanë dhe të zbatojnë rregulla të reja për mbrojtjen e hapësirave të gjelbra.

Në shkurt të këtij viti, pas publikimit të dosjeve të Jeffrey Epstein, në rrjetet sociale dhe disa portale online filluan të qarkullojnë lajme të rreme që e lidhnin Nënë Terezën me aktivitetet e tij kriminale. Pretendime si “ajo ishte trafikante fëmijësh” ose “fitonte miliona për Vatikanin” u shpërndanë me shpejtësi, duke e kthyer një figurë […]

Janari i vitit 2026 nisi me një seri ngjarjesh që, në pamje të parë, dukeshin reale dhe shqetësuese për qytetarët e Kosovës. Video për përmbytje të mëdha në Prishtinë qarkulluan me shpejtësi në rrjetet sociale, pasuar nga raportime për zbulime ari, pajisje ushtarake moderne dhe figura misterioze që supozohej se shëtisnin rrugëve të kryeqytetit. Pamjet […]