GEG.FM
Po lidhet…

Parashikimi ekonomik i BQK-së
Raporti vjetor i Bankës Qendrore vlerëson se ekonomia e Kosovës do të vazhdojë të rritet edhe gjatë këtij viti, por me ritëm më të ngadalësuar, ndërsa inflacioni pritet të përshpejtohet.
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka parashikuar se ekonomia e vendit do të rritet me 3.5% gjatë këtij viti, ndërsa inflacioni mesatar pritet të arrijë në 6.7%. Vlerësimet janë bërë publike në raportin vjetor të institucionit, i cili është miratuar nga Bordi i BQK-së dhe i është dorëzuar Kuvendit të Kosovës.
Sipas raportit, ekonomia e Kosovës vazhdon të mbështetet kryesisht nga konsumi i brendshëm, investimet dhe eksporti i shërbimeve. Megjithatë, ritmi i rritjes ekonomike është ngadalësuar krahasuar me vitet e mëparshme, ndërsa importet e larta kanë ndikuar negativisht në performancën ekonomike.
BQK vlerëson se investimet publike kanë qenë një nga faktorët kryesorë që kanë mbështetur rritjen ekonomike gjatë vitit 2025, ndërsa rritja e vizitave të diasporës ka ndikuar pozitivisht në eksportin e shërbimeve. Në të njëjtën kohë, eksporti i mallrave ka shënuar rënie, ndërsa importi është rritur, duke zgjeruar deficitin tregtar të vendit.
Raporti paralajmëron se tensionet gjeopolitike, pasiguritë në ekonominë globale dhe zhvillimet në tregjet ndërkombëtare mbeten rreziqet kryesore që mund të ndikojnë në ekonominë e Kosovës gjatë muajve në vijim.
Redaksia Geg FM Radio2 korrik 2026

Komuna e Gjilanit do të punojë edhe të shtunave nga 4 korriku deri më 29 gusht 2026. Sportelet e administratës do të jenë të hapura nga ora 10:00 deri në 14:00 për qytetarët dhe diasporën.

Ministria e Mjedisit ndalon prerjen, krasitjen ekstreme dhe zhvendosjen e drunjve pa pëlqim paraprak. Komunat obligohen të inventarizojnë drunjtë urbanë dhe të zbatojnë rregulla të reja për mbrojtjen e hapësirave të gjelbra.

Në shkurt të këtij viti, pas publikimit të dosjeve të Jeffrey Epstein, në rrjetet sociale dhe disa portale online filluan të qarkullojnë lajme të rreme që e lidhnin Nënë Terezën me aktivitetet e tij kriminale. Pretendime si “ajo ishte trafikante fëmijësh” ose “fitonte miliona për Vatikanin” u shpërndanë me shpejtësi, duke e kthyer një figurë […]