GEG.FM
Po lidhet…

Nga 25 korriku deri më 2 gusht, qyteti do të jetë skenë e koncerteve, ekspozitave, teatrit dhe stand-up komedisë.
Gjilani po bëhet gati të mirëpresë bashkatdhetarët me një nga manifestimet më të dashura të verës. Nga 25 korriku deri më 2 gusht, Komuna e Gjilanit organizon “Ditët e Mërgatës – Rrënjët Tona”, një javë aktivitetesh kulturore e artistike që synon të bashkojë mërgimtarët dhe qytetarët përmes muzikës, traditës, teatrit, artit dhe humorit.
Programi nis më 25 korrik, në ora 20:00, në Sheshin Agim Ramadani – Platoja e Teatrit, me koncertin e grupit “Real Bikers”, ku do të performojnë Hysen Kafexhiu, Erza Cerkini, Njomza Hyseini dhe Shkumbin Miftari.
Më 26 korrik, po në të njëjtën orë dhe vend, atmosfera vazhdon me koncertin e DJ-ve, ku do të performojnë Fisnikët dhe BB Poqi.
Mbrëmja e 27 korrikut do t’i kushtohet muzikës dhe interpretimeve live me Korin e Fëmijëve, Muza, Sabri Fejzullahu dhe një program me DJ.
Më 28 korrik, publiku do të ketë dy aktivitete. Në ora 19:00, në Galerinë e Arteve në Gjilan, hapet ekspozita kolektive “Egzistenca 4”, ndërsa në ora 20:00, në Sheshin Agim Ramadani, do të mbahet koncerti me DJ Minatorin dhe Naser Berishën.
Programi vazhdon më 29 korrik me një mbrëmje folklorike e muzikore ku do të ngjiten në skenë Ilir Shaqiri, Kastriot Tusha, Nikollë Nikprelaj, Selami Kolonja, Enkelejda Arifi, Hysni Alushi dhe Ansambli “Krahu i Shqiponjës” nga Vlora.
Më 30 korrik, skena i kushtohet traditës me koncertin “N’Karadak Krisin Tupanat”, ku do të marrin pjesë ansamble kulturore nga 12 shtete të botës, duke sjellë në Gjilan një mozaik kulturash dhe folklori.
Më 31 korrik, aktivitetet zhvendosen në Teatrin e Qytetit, ku në ora 20:00 do të shfaqet drama “Qark i (Pa)mbyllur Burgjesh”, me tekst të autorit Enver Dugolli, një shfaqje mysafire nga Prishtina.
Manifestimi do të përmbyllet më 2 gusht, në ora 22:00, në Parkun Banja, me Stand Up Comedy Night, ku do të performojnë Avni Shkodra, Esat Shabani, Hasim Sopi, Memish Kushtrim Qerimi dhe Valina Muçolli, duke sjellë një mbrëmje plot humor dhe argëtim.
Përmes këtij programi, “Ditët e Mërgatës – Rrënjët Tona” synon të krijojë një atmosferë festive gjatë sezonit të verës, duke i kthyer ditët e qëndrimit të mërgimtarëve në Gjilan në një festë të përbashkët të kulturës, muzikës dhe lidhjes me vendlindjen.

Redaksia Geg FM Radio17 korrik 2026

Si ishte Gjilani në shekullin XIX dhe XX? Kujtim Shahiqi sjell një rrëfim për historinë e qytetit, xhamitë, zejtarët, lagjet, bankat dhe ngjarjet që formësuan identitetin e tij.

Kamenica Summer Fest 2026 vazhdon sonte me turneun e streetball-it në Sheshin “Metush Krasniqi”. Gara nis në orën 18:00 dhe ofron shpërblime për ekipet fituese.

Edicioni i katërt i Kamenica Summer Fest hapet sonte në orën 20:00 në Sheshin “Metush Krasniqi”, duke sjellë një verë plot muzikë, kulturë, sport dhe argëtim për të gjitha moshat.