GEG.FM
Po lidhet…

Turneu i basketbollit në rrugë nis sonte në Kamenicë, me gara, atmosferë festive dhe shpërblime për ekipet fituese.
Pas hapjes së suksesshme të edicionit të katërt të Kamenica Summer Fest 2026, aktivitetet verore vazhdojnë edhe sonte me një nga ngjarjet më të pritura të festivalit – turneun e madh të streetball-it.
Duke filluar nga ora 18:00, në Platonë e Sheshit “Metush Krasniqi”, basketbollistët dhe adhuruesit e sportit do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e një mbrëmjeje plot energji, garë dhe argëtim.
Organizatorët ftojnë ekipet të regjistrohen dhe të provojnë veten në këtë turne, ku fituesit do të shpërblehen me 500 euro për vendin e parë dhe 200 euro për vendin e dytë.
Kamenica Summer Fest 2026 do të vazhdojë deri më 4 gusht, duke sjellë një program të larmishëm me aktivitete kulturore, sportive dhe artistike, që synojnë ta mbajnë qytetin të gjallë gjatë gjithë verës.
Për pjesëmarrje dhe regjistrim në turneun e streetball-it, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin 044 976 742.
Redaksia Geg FM Radio20 korrik 2026

Si ishte Gjilani në shekullin XIX dhe XX? Kujtim Shahiqi sjell një rrëfim për historinë e qytetit, xhamitë, zejtarët, lagjet, bankat dhe ngjarjet që formësuan identitetin e tij.

Edicioni i katërt i Kamenica Summer Fest hapet sonte në orën 20:00 në Sheshin “Metush Krasniqi”, duke sjellë një verë plot muzikë, kulturë, sport dhe argëtim për të gjitha moshat.

Gjilani nis më 25 korrik manifestimin “Ditët e Mërgatës 2026”. Shihni programin e plotë me koncertet, ekspozitat, shfaqjen teatrore dhe Stand Up Comedy Night.