GEG.FM
Po lidhet…

Me një program të pasur aktivitetesh, Kamenica Summer Fest 2026 nis sonte dhe fton qytetarët nga e gjithë Kosova t'i bashkohen atmosferës festive.
Vera në Kamenicë nis sonte me atmosferë festive. Me fillim nga ora 20:00, në Sheshin “Metush Krasniqi”, Komuna e Kamenicës hap zyrtarisht edicionin e katërt të Kamenica Summer Fest 2026, duke shënuar fillimin e një kalendari të pasur me aktivitete që do ta gjallërojnë qytetin gjatë javëve në vazhdim.
Festivali premton një verë të mbushur me muzikë, kulturë, sport, argëtim dhe aktivitete për të gjitha moshat, duke krijuar një hapësirë ku familjet, të rinjtë dhe vizitorët mund të shijojnë mbrëmje plot energji dhe momente të bukura së bashku.
Nga Komuna e Kamenicës është bërë thirrje që qytetarët e Kamenicës, por edhe vizitorët nga e gjithë Kosova, t'i bashkohen natës hapëse dhe të bëhen pjesë e atmosferës që e kthen qytetin në një nga qendrat kryesore të ngjarjeve verore.
Sonte, Kamenica hap dyert për një tjetër verë me kujtime të bukura. Organizatorët ftojnë të gjithë të jenë pjesë e këtij fillimi festiv dhe ta hapin së bashku një edicion që premton shumë emocione, argëtim dhe energji pozitive.
Redaksia Geg FM Radio17 korrik 2026

Si ishte Gjilani në shekullin XIX dhe XX? Kujtim Shahiqi sjell një rrëfim për historinë e qytetit, xhamitë, zejtarët, lagjet, bankat dhe ngjarjet që formësuan identitetin e tij.

Kamenica Summer Fest 2026 vazhdon sonte me turneun e streetball-it në Sheshin “Metush Krasniqi”. Gara nis në orën 18:00 dhe ofron shpërblime për ekipet fituese.

Gjilani nis më 25 korrik manifestimin “Ditët e Mërgatës 2026”. Shihni programin e plotë me koncertet, ekspozitat, shfaqjen teatrore dhe Stand Up Comedy Night.