GEG.FM
Po lidhet…

Franca, Spanja, Anglia dhe Argjentina luftojnë për finalen, ndërsa inteligjenca artificiale ka bërë tashmë parashikimin e saj.
Kupa e Botës 2026 ka hyrë në momentin më emocionues të saj. Pas çerekfinaleve plot dramë, janë përcaktuar katër kombëtaret që do të luftojnë për një vend në finalen e madhe: Franca, Spanja, Anglia dhe Argjentina.
Interesant është fakti se katër gjysmëfinalistet janë edhe katër kombëtaret më të renditura në klasifikimin e FIFA-s, një dëshmi se favoritët kanë arritur ta justifikojnë statusin e tyre edhe në fushën e lojës.
Gjysmëfinalja e parë sjell një klasik evropian mes Francës dhe Spanjës, dy skuadra që kanë treguar futboll bindës gjatë gjithë turneut dhe që synojnë të rikthehen në majën e botës.
Në përballjen tjetër, Argjentina, kampionia në fuqi, do të përballet me një Angli që ka gjetur formën në momentin më të rëndësishëm të turneut. Një duel mes dy shkollave të mëdha të futbollit, ku çdo detaj mund të vendosë fatin e ndeshjes.
Pak para zhvillimit të gjysmëfinaleve, edhe superkompjuteri me inteligjencë artificiale i Opta ka publikuar parashikimin e tij për fituesin e mundshëm të Botërorit 2026, bazuar në mijëra simulime statistikore që marrin në konsideratë formën e skuadrave, performancat individuale dhe rezultatet e deritanishme.
Sipas këtij modeli, Franca është favoritja kryesore për të fituar trofeun, me 34.05% gjasa për t'u shpallur kampione e botës dhe për të siguruar titullin e tretë në histori.
Pas saj renditet Spanja me 23.45%, ndërsa Anglia vlerësohet me 21.94% mundësi për të fituar trofeun.
Më pak besim, sipas inteligjencës artificiale, ka për Argjentinën. Edhe pse mbron titullin e fituar katër vite më parë, "Albiceleste" ka vetëm 20.55% gjasa për ta fituar Botërorin për herë të dytë radhazi.
Megjithatë, historia e futbollit ka treguar shumë herë se statistikat nuk fitojnë ndeshje. Tashmë gjithçka do të vendoset në fushë, aty ku katër prej kombëtareve më të forta të planetit do të luftojnë për trofeun më të lakmuar në futboll.
Redaksia Geg FM Radio13 korrik 2026

FC Drita përballet sonte me Žalgirisin në Lituani në ndeshjen e parë kualifikuese evropiane. Gjilanasit synojnë rezultat pozitiv para sfidës së kthimit.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar planifikon të zgjasë orarin e pub-eve deri në 05:00 për ndeshjen mes Anglisë dhe Meksikës në Kupën e Botës 2026.
Lionel Messi shënoi dy herë ndaj Austrisë, arriti në 18 gola në Botëror dhe theu rekordin historik të Miroslav Kloses.