GEG.FM
Po lidhet…

Kampioni i Kosovës, FC Drita, luan sonte ndeshjen e parë kualifikuese në Evropë, me synimin për të marrë një rezultat të favorshëm para kthimit në Gjilan.
Një rrugëtim i ri evropian nis sonte për FC Dritën. Skuadra nga Gjilani zbret në fushë në Lituani përballë Žalgirisit, në ndeshjen e parë kualifikuese me një objektiv të qartë: të largohet me një rezultat që i jep avantazh para duelit të kthimit.
Gjilanasit kanë udhëtuar drejt Lituanisë me skuadrën e gatshme dhe pa mungesa të rëndësishme. Trajneri Zekirija Ramadani pritet të ketë në dispozicion formacionin më të mirë për këtë përballje të rëndësishme.
Para ndeshjes, Ramadani ka shprehur besimin te ekipi i tij, duke theksuar se motivimi është i lartë dhe se lojtarët janë gati të japin maksimumin në fushë.
Përballë Dritës është një kundërshtar me përvojë në garat evropiane, por skuadra gjilanase synon të bëjë paraqitje të fortë dhe të kthehet nga Lituania me një rezultat që e mban gjallë ëndrrën për kualifikim.
Redaksia Geg FM Radio7 korrik 2026

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar planifikon të zgjasë orarin e pub-eve deri në 05:00 për ndeshjen mes Anglisë dhe Meksikës në Kupën e Botës 2026.
Lionel Messi shënoi dy herë ndaj Austrisë, arriti në 18 gola në Botëror dhe theu rekordin historik të Miroslav Kloses.

FC Drita ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit belg William Baeten, i cili i bashkohet skuadrës para nisjes së sezonit të ri.