GEG.FM
Po lidhet…

Vera në Kamenicë vazhdon të sjellë atmosferë festive me një kalendar të pasur aktivitetesh që kanë mbushur qytetin me sport, kulturë, muzikë dhe argëtim për të gjitha moshat. Prej dhjetë ditësh, Kamenica Summer Fest 2026 ka shndërruar qytetin në një pikëtakim të qytetarëve dhe vizitorëve, duke ofruar çdo ditë përmbajtje të ndryshme.
Mbrëmja e sotme i kushtohet muzikës. Në kuadër të festivalit, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë koncertin e këngëtarit të njohur Kastriot Tusha, një prej zërave më të vlerësuar të muzikës shqiptare.
Koncerti do të mbahet sot, më 27 korrik, në Sheshin “Metush Krasniqi”, duke filluar nga ora 21:00. Organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët dhe mysafirët që t'i bashkohen kësaj mbrëmjeje për të shijuar muzikën dhe atmosferën verore në zemër të qytetit.
Kamenica Summer Fest do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me aktivitete të tjera artistike, kulturore, sportive dhe argëtuese, duke e bërë verën në Kamenicë më të gjallë dhe më të pasur për të gjithë.
Redaksia Geg FM Radio27 korrik 2026


Organizimi “Ditët e Mërgatës – Rrënjët Tona 2026” vazhdon në Gjilan deri më 2 gusht me koncerte, ekspozita, teatër, folklor dhe stand-up comedy, duke sjellë një javë të pasur aktivitetesh kulturore dhe artistike.

Si ishte Gjilani në shekullin XIX dhe XX? Kujtim Shahiqi sjell një rrëfim për historinë e qytetit, xhamitë, zejtarët, lagjet, bankat dhe ngjarjet që formësuan identitetin e tij.