GEG.FM
Po lidhet…

Java artistike vazhdon me koncerte në Sheshin Skënderbeu, me emra të njohur të muzikës.
Prishtina po vazhdon ta shijojë atmosferën verore të aktivitetit “Akull n’verë”, i cili ka shndërruar Sheshin Skënderbeu në një pikëtakim të muzikës, argëtimit dhe mbrëmjeve të paharrueshme.
Programi artistik i kësaj jave nis sonte me performancën e Grupit NA, që pritet të sjellë energji dhe ritme të njohura për publikun në zemër të kryeqytetit.
Aktivitetet vazhdojnë edhe gjatë javës me artistë të tjerë të njohur. Të enjten skenës i ngjitet Dafina Bytyqi, të premten performojnë Frontina & Band, ndërsa të shtunën publiku do të argëtohet me Dhjetori.
Java artistike përmbyllet të dielën me koncertin e David Dreshajt.
“Akull n’verë” është një nga organizimet verore që po i jep gjallëri kryeqytetit, duke ofruar mbrëmje muzikore falas dhe një atmosferë festive për qytetarët dhe vizitorët gjatë gjithë javës.
Redaksia Geg FM Radio27 korrik 2026

Kamenica Summer Fest 2026 vazhdon me aktivitete të shumta. Sonte, më 27 korrik, Kastriot Tusha ngjitet në skenën e Sheshit “Metush Krasniqi” për një mbrëmje muzikore që nis në orën 21:00.

Organizimi “Ditët e Mërgatës – Rrënjët Tona 2026” vazhdon në Gjilan deri më 2 gusht me koncerte, ekspozita, teatër, folklor dhe stand-up comedy, duke sjellë një javë të pasur aktivitetesh kulturore dhe artistike.

Si ishte Gjilani në shekullin XIX dhe XX? Kujtim Shahiqi sjell një rrëfim për historinë e qytetit, xhamitë, zejtarët, lagjet, bankat dhe ngjarjet që formësuan identitetin e tij.