Shqiptari Leander Veizi emërohet drejtor artistik i baletit në teatrin gjerman të Regensburgut

Një tjetër sukses për artistët shqiptarë në skenën ndërkombëtare. Baletani Leander Veizi është emëruar drejtor artistik i trupës së baletit në teatrin gjerman të Regensburgut, një institucion i njohur kulturor në Bavari.
Pas një karriere të gjatë në skenë si balerin, Veizi tashmë merr një rol të ri – atë të drejtimit artistik. Ai do të udhëheqë zhvillimin kreativ të trupës së baletit, repertorin e shfaqjeve dhe projektet e reja koreografike të teatrit.
Emërimi i tij konsiderohet një hap i rëndësishëm në karrierën e baletani shqiptar në arenën ndërkombëtare. Në Regensburg, Veizi pritet të sjellë një vizion të ri artistik dhe energji të freskët në programin e baletit.
Ky sukses shënon edhe një tjetër moment të rëndësishëm për prezencën e artistëve shqiptarë në institucionet prestigjioze kulturore të Evropës.