Grande Mall shpërblen blerjet tuaja: loja e pranverës vazhdon deri më 28 qershor

Grande Mall shpërblen blerjet tuaja: loja e pranverës vazhdon deri më 28 qershor

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura.

Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të madhe shpërblyese.

Prej datës 1 mars, Grande Mall ka nisur zyrtarisht lojën më të madhe shpërblyese të pranverës, e cila do të vazhdojë deri më 28 qershor. Kjo fushatë u jep mundësi të gjithë vizitorëve që çdo blerje ta kthejnë në një shans real për të fituar dhurata të vlefshme.

Në të njëjtën kohë, në dyqanet e Grande Mall kanë mbërritur koleksionet e reja pranverore. Veshje më të lehta, ngjyra të freskëta dhe stile moderne tashmë janë pjesë e ofertës së përditshme, duke e bërë përvojën e shopping-ut edhe më të këndshme.

Për më tepër, sezoni shoqërohet edhe me zbritje nga 20% deri në 50%, duke krijuar një mundësi të mirë për të rifreskuar garderobën me çmime më të favorshme.

Ndërkohë, loja shpërblyese sjell një listë të pasur çmimesh që e bëjnë çdo vizitë edhe më emocionuese. Në mesin e shpërblimeve kryesore janë:

  • Veturë Citroën C3 – 0 km
  • iPhone 17 Pro Max
  • Pushim romantik për çift në Antalya
  • 2 skuterë elektrikë
  • 2 trotinetë elektrikë
  • 2 televizorë
  • 1 PlayStation 5

Pjesëmarrja është e thjeshtë: mjafton të bëni blerje në Grande Mall dhe automatikisht bëheni pjesë e lojës shpërblyese.

Kjo pranverë në Grande Mall nuk është vetëm për shopping, është një përvojë e plotë që bashkon stilin, ofertat dhe mundësinë për të fituar.

Shfrytëzoni zbritjet, eksploroni koleksionet e reja dhe bëhuni pjesë e lojës shpërblyese.

Grande Mall – Shijo blerjet, prit dhuratat!