Ngjyra të freskëta, stile të reja dhe zbritje sezonale në Albi Mall Gjilan

Me ardhjen e ditëve më të ngrohta, vjen natyrshëm edhe ajo ndjesia e bukur për ndryshim – dëshira për ngjyra më të freskëta, për stile më të lehta dhe për një energji të re në përditshmëri.
Këtë pranverë, ky moment merr formë në Albi Mall, aty ku moda dhe përjetimi i blerjes bëhen pjesë e një eksperience që ndjehet mirë.
Koleksionet pranverore kanë ardhur me një frymë të re dhe shumë stil.
Nga veshjet e përditshme, te kombinimet më elegante për mbrëmje apo evente speciale, gjithçka është menduar për t’ju bërë të ndiheni rehat dhe me stil.
Në dyqanet më të dashura, do të gjeni trendet më të fundit, me materiale të lehta, prerje moderne dhe një lojë ngjyrash që i japin jetë çdo garderobe.
Dhe po, ka edhe më shumë.
Teksa shëtisni mes koleksioneve të reja, ju pret edhe një arsye ekstra për buzëqeshje. Zbritja sezonale (mid season sale) tashmë ka filluar, me oferta nga 20% deri në 50% në shumë prej dyqaneve më të preferuara.
Është momenti ideal për të gjetur diçka që ju pëlqen dhe për ta marrë me një çmim që ju bën edhe më mirë.
Albi Mall nuk është vetëm një vend për të bërë shopping, është një hapësirë ku pranvera ndjehet.
Një vend ku mund të rifreskoni garderobën, të kaloni kohë të bukur dhe të gjeni atë stil që ju përfaqëson.
Këtë sezon, bëni një ndalesë në Albi Mall dhe lini që moda e pranverës t’ju inspirojë, me koleksione të reja dhe zbritje që ia vlejnë.
Albi Mall – Vendi i Familes suaj!