Investim 15 milionë euro për ujësjellësin në Gjilan: ndërtohet rezervuar i ri në Liqenin e Përlepnicës

Në Gjilan po vazhdon realizimi i projektit FLOWS, një investim rreth 15 milionë euro që synon përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit dhe furnizimin më të qëndrueshëm me ujë të pijshëm për qytetarët.

Kryetari i Gjilan, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se në Liqenin e Përlepnicës po ndërtohet një rezervuar i ri me kapacitet 350 metra kub, i cili do të shërbejë si burim shtesë i ujit dhe rezervë në raste emergjente.
Sipas tij, punimet po zhvillohen edhe në zona të ndryshme të qytetit, ku po realizohen ndërhyrje në rrjetin ekzistues të ujësjellësit për të përmirësuar furnizimin dhe menaxhimin e sistemit.

Projekti FLOWS pritet të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën e ujësjellësit në Gjilan, duke siguruar furnizim më të qëndrueshëm dhe kapacitete rezervë për situata emergjente në të ardhmen.