Miliarderë me zemër të madhe: kush janë amerikanët që kanë dhuruar më shumë miliarda

Edhe pse zotërojnë pasuri që shpesh tejkalojnë buxhetet e shumë shteteve, disa nga miliarderët më të njohur amerikanë janë bërë të famshëm edhe për një arsye tjetër: filantropinë. Sipas të dhënave të publikuara për donacionet private, vetëm një pjesë e vogël e njerëzve më të pasur në SHBA kanë dhuruar shuma të mëdha nga pasuria e tyre për projekte humanitare, arsimore dhe shëndetësore.
Në anën tjetër të listës janë disa nga emrat më të pasur në botë, por me kontribute relativisht të vogla në raport me pasurinë e tyre. Për shembull, Elon Musk, me një pasuri që vlerësohet rreth 780 miliardë dollarë, raportohet se ka dhuruar rreth 0.06% të pasurisë së tij. Ndërsa bashkëthemeluesi i Google, Larry Page, me rreth 270 miliardë dollarë, ka dhënë rreth 0.03% të fitimeve të jetës. Edhe themeluesi i Oracle, Larry Ellison, ka dhuruar rreth 1 miliard dollarë gjatë jetës së tij.
Ndërkohë, disa miliarderë të tjerë njihen për kontribute shumë më të mëdha filantropike. Mes tyre janë Warren Buffett, Bill Gates, Michael Bloomberg dhe MacKenzie Scott, të cilët kanë dhuruar dhjetëra miliarda dollarë për iniciativa globale në arsim, shëndetësi dhe zhvillim social.
Filantropia e këtyre figurave është bërë pjesë e debatit publik në SHBA, ku shpesh shtrohet pyetja: sa duhet të dhurojnë njerëzit më të pasur të botës dhe sa përgjegjësi kanë ata ndaj shoqërisë? Për disa prej tyre, përgjigjja duket e qartë – miliardat nuk janë vetëm për t’u grumbulluar, por edhe për t’u ndarë.