GEG.FM
Po lidhet…

Edicioni i 8-të i Festivalit Ndërkombëtar Rising Stars u mbajt nga 25 deri më 27 shtator 2025 në Gjilan, duke kthyer qytetin në një epiqendër të talentit dhe muzikës së rinisë nga e gjithë bota. Tre netë të mbushura me emocione, performanca të paharrueshme dhe një atmosferë festive krijuan një eksperiencë të jashtëzakonshme për artistët dhe publikut.
Gala Mbrëmja, që shënoi kulmin e festivalit, u zhvillua në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, aty ku skena u mbush me dritë, muzikë dhe emocion. Juria ndërkombëtare shpalli fituesit e secilës kategori, duke kurorëzuar yjet e rinj të muzikës që do të sjellin energji dhe inovacion në skenat ndërkombëtare.
Fituesit e Edicionit të 8-të:
Kategoria XS
Çmimi Rising Stars: Antonina Kovalenko (Ukrainë) – This is My Ukraine
Briselda Yzeiri (Shqipëri) – Who’s Loving You
Alika Ajeti (Kosovë) – I See Red
Vendi i 3-të: Ernest Gerbeshi (Kosovë) – My Way
Vendi i 2-të: Roslin Krate (Shqipëri) – Never Enough
Vendi i 1-rë: Jeno Aron Burantis (Hungari) – Lose Control
Fituesja e Kategorisë XS: Audrey Schembrei (Maltë) – Into the Unknown
Kategoria S
Vendi i 3-të: Eridona Vishkulli (Shqipëri) – Over the Rainbow
Vendi i 2-të: Neomia Margjokaj (Shqipëri) – Creep
Vendi i 1-rë: Dalina Haxhiu (Kosovë) – Hurt
Fituesja e Kategorisë S: Era Hasanaj (Shqipëri) – Stone Cold
Kategoria M
Çmimi Rising Stars: Patricia Dumitrescu (Rumani) – Who’s Loving You
Vendi i 3-të: Rei Bardhollari (Shqipëri) – It’s My Life
Vendi i 2-të: Alex Karaboev (Bullgari) – Grande Amore
Vendi i 1-rë: Diana Stanciuleasa (Rumani) – Jocul Tambaledor
Fituesja e Kategorisë M: Hersilia Koçeku (Shqipëri) – Adagio
Kategoria L
Çmimi Rising Stars: Ilayda Demir (Turqi) – Ask
Vendi i 3-të: Olta Selimi (Kosovë) – Birds of a Feather
Vendi i 2-të: Urata Gashi (Kosovë) – Zhurme
Vendi i 1-rë: Dhjetori (Kosovë) – Ça ke bo ti
Fitues i Kategorisë L: TAOMA (Itali) – Cannonball
Çmime Speciale:
Grand Prix Junior: Era Hasanaj (Shqipëri)
Grand Prix (Fitues Absolut): TAOMA (Itali)
Festivali u përkrah nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Gjilan, Ministria e Kulturës në Kosovë, si dhe sponsorët që mbështetën këtë ngjarje të paharrueshme: Gorenje Department Store, Fron Park, Hotel Astoria, AfroCom, Vali Ranch Resort, Kimi Caffee & Cake House, Liri Prizren, Uji Dea, RGB Entertainment, Rose Wedding Planner, The Life Beauty dhe Marigona Ibrahimi. Ndërsa mbështetje mediale mori nga RTK, Gegfm Radio, Telegrafi, Lumi Press, Kryelajmi, TV Gjilani dhe Portali Info.
Ky edicion i Rising Stars riktheu magjinë e muzikës dhe artit në Gjilan, duke krijuar një festë të paharrueshme për të rinjtë artistë dhe publikut, dhe duke konfirmuar festivalin si një pikë referimi për talentet e reja në skenën ndërkombëtare.
Redaksia Geg FM Radio1 tetor 2025

Bebe Rexha ka shkruar një kapitull të ri në karrierën e saj muzikore. Kënga e saj më e re, “New Religion”, arriti vendin e parë në The UK’s Biggest Chart Show, duke e vendosur shqiptaro-amerikanen në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Momenti i shpalljes së fituesit u shoqërua me emocione të mëdha, pasi Bebe e priti […]

Më 15 maj, Prishtina pritet të përjetojë një nga netët më të rëndësishme të muzikës elektronike të këtij sezoni. Në AMC Hall, një nga hapësirat më të mëdha për evente në kryeqytet, do të zhvillohet një program që bashkon emra të njohur ndërkombëtarë dhe artistë nga skena rajonale, duke e kthyer qytetin në një pikë […]

Rruga drejt skenës së madhe të Eurovisionit tashmë ka marrë edhe një formë vizuale. Është publikuar videoklipi zyrtar i këngës “Nan”, me të cilën këngëtari shqiptar Alis do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2026. Videoklipi është publikuar në kanalin zyrtar të Eurovision në YouTube dhe vjen me titra në gjuhën angleze, në mënyrë […]