GEG.FM
Po lidhet…

Në kuadër të festimeve për Ditën e Flamurit, The Village – Shopping & Fun në Ferizaj ju fton të merrni pjesë në një mbrëmje të paharrueshme, plot muzikë dhe emocione.
Më 28 Nëntor, nga ora 20:00, legjenda e muzikës shqiptare, Shkurte Fejza, do të ngjitet në skenë për një performancë të veçantë, duke sjellë hitet që kanë shoqëruar breza dhe kanë bërë historinë e muzikës shqiptare.
Atmosferën e ngrohtë dhe festive do ta kompletojë DJ DNA, i cili do të sigurojë një përvojë muzikore unike dhe energjike për të gjithë të pranishmit.
Pritja për publikun do të bëhet në parkingun përballë Intersport – Toyzz Shop, ku vizitorët do të kenë mundësinë të festojnë këtë ditë të rëndësishme kombëtare me muzikë, emocione dhe bashkim.
Redaksia Geg FM Radio27 nëntor 2025
I lindur nga prindër shqiptarë në Itali, Emanuele Muhaxhiri po ndërton emrin e tij në artin e picës, duke fituar vlerësime në garat më të njohura të këtij profesioni.

Aktori me prejardhje shqiptare Dashmir Ristemi luan rolin kryesor në filmin e ri zviceran “Von dem, was bleibt”, i cili nis shfaqjen në kinematë e Zvicrës më 18 qershor.

Dua Lipa dhe Callum Turner festuan martesën e tyre me një ceremoni madhështore në Sicili, ku sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, një vend të veçantë zunë edhe elementet e kulturës shqiptare. Muzika dhe vallet shqiptare u bënë pjesë e festimeve, duke sjellë në qendër rrënjët e artistes me origjinë nga Kosova. Në dasmën ku morën pjesë mbi 200 të ftuar nga bota e muzikës, filmit dhe modës, performuan edhe muzikantë shqiptarë, ndërsa ngjarja u cilësua nga shumë media si një nga dasmat më të