GEG.FM
Po lidhet…

RTK publikon dizajnin e festivalit dhe nis aplikimet për dy edicionet muzikore që synojnë të sjellin zëra të rinj nga Kosova dhe trevat shqiptare.
Një nga emrat më të njohur të skenës muzikore kosovare po hap një kapitull të ri. “Akordet e Kosovës” rikthehen me një identitet të ri vizual dhe me dy gara që synojnë të zbulojnë zëra e krijues të rinj.
Radio Televizioni i Kosovës ka publikuar dizajnin zyrtar të festivalit dhe ka hapur thirrjet për aplikime për edicionin kryesor dhe atë për fëmijë. Në garë mund të marrin pjesë këngëtarë, kompozitorë dhe tekstshkrues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe diaspora.
Krahas festivalit kryesor, “Akordet e Kosovës për Fëmijë” do t’u japë mundësi talenteve të reja nga mosha 9 deri në 14 vjeç që të prezantojnë krijimtarinë e tyre muzikore dhe të bëhen pjesë e një skene të rëndësishme për artistët e rinj.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes ueb-faqes zyrtare të RTK-së, duke plotësuar formularin përkatës dhe duke ngarkuar veprën muzikore. Afati i fundit për aplikim është 31 gusht 2026, në orën 23:59.
Redaksia Geg FM Radio7 korrik 2026

Rreth 300 studentë të huaj marrin pjesë në Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, ku për dy javë do të shkëmbejnë ide dhe përvoja me studentë e profesorë nga vende të ndryshme.

Prishtina ka shpallur 4 Korrikun 2026 “Ditën e Miqësisë Amerikane”, duke riafirmuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me SHBA-në.

BQK parashikon që ekonomia e Kosovës të rritet me 3.5% këtë vit, ndërsa inflacioni mesatar pritet të arrijë në 6.7%.