GEG.FM
Po lidhet…

Qytetarët do të mund të dërgojnë vendndodhjen, fotografi, video dhe të kërkojnë ndihmë në heshtje përmes shërbimit 112.
Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) ka bërë të ditur se së shpejti do të lansojë aplikacionin “Where Are You?”, një zgjidhje e re që synon ta bëjë më të shpejtë dhe më efikas komunikimin e qytetarëve me numrin emergjent 112.
Përmes aplikacionit, përdoruesit do të kenë mundësi të dërgojnë vendndodhjen e tyre të saktë, fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes. Sistemi do të mbështesë edhe komunikimin e drejtpërdrejtë me video me Qendrën Operative, duke ndihmuar shërbimet emergjente të krijojnë një pasqyrë më të qartë të situatës.
Një nga risitë më të rëndësishme është funksioni "Silent Call", i cili u mundëson viktimave të dhunës në familje dhe personave që ndodhen në rrezik të kërkojnë ndihmë pa folur, në mënyrë të sigurt dhe diskrete.
Sipas drejtorit të QMK-së, Muhamet Ali, këto funksione janë pjesë e modernizimit të sistemit 112, me synimin për të përmirësuar sigurinë e qytetarëve, për të siguruar informacione më të sakta për ekipet emergjente dhe për të mundësuar reagim më të shpejtë në raste kritike.
Redaksia Geg FM Radio8 korrik 2026
Grupi legjendar Marigona rikthehet në skenë pas 25 vitesh me koncertin “Përjetë”. Ngjarja do të mbahet më 18 korrik në AMC Hall Outdoor, në një atmosferë të veçantë verore.

Rreth 300 studentë të huaj marrin pjesë në Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, ku për dy javë do të shkëmbejnë ide dhe përvoja me studentë e profesorë nga vende të ndryshme.

RTK ka hapur aplikimet për festivalin “Akordet e Kosovës” dhe “Akordet e Kosovës për Fëmijë”. Afati i fundit për aplikim është 31 gusht 2026.