GEG.FM
Po lidhet…
Koncerti “Përjetë” mbahet më 18 korrik në AMC Hall Outdoor, në një hapësirë të re të krijuar për netët e verës.
Kanë mbetur edhe vetëm 10 ditë deri te një nga koncertet më të shumëpritura të kësaj vere. Më 18 korrik, grupi legjendar Marigona rikthehet në skenë pas plot 25 vitesh me koncertin “Përjetë”, një mbrëmje që premton emocione, nostalgji dhe muzikë live.
Organizatorët kanë njoftuar se koncerti do të zhvillohet në AMC Hall Outdoor, duke zëvendësuar lokacionin e planifikuar fillimisht te parkingu i Pallatit të Rinisë. Hapësira e re, e projektuar posaçërisht për netët e verës, do t'u ofrojë adhuruesve më shumë komoditet, atmosferë dhe një përjetim edhe më të veçantë.
“Përjetë” është ndërtuar si një projekt artistik që sjell në skenë repertorin më të njohur të grupit në një format koncertal unik. Pas një mungese të gjatë, publiku do të ketë mundësinë të këndojë sërish hitet që kanë shoqëruar breza të tërë dhe të përjetojë energjinë që e ka bërë Marigonën një nga grupet më të dashura shqiptare.
E themeluar në vitin 1991 në Mitrovicë nga Faton Kurteshi, me vokalistin Vullnet Sefaja që ka qenë pjesë e grupit që nga fillimi, Marigona ka lënë gjurmë të rëndësishme në muzikën shqiptare. Gjatë viteve, grupi ka publikuar këngë dhe albume që janë kthyer në hite, si "O lop’t e mia", "Mitrovica", "Sonte", fituese e çmimit të parë në Showfest 2002, "Marigona Live" dhe duetin "Në mes nesh" me Anjeza Shahinin.
Organizatorët kanë bërë të ditur se në ditët në vijim do të publikohen detaje të reja dhe disa surpriza për publikun. Ndërsa numërimi mbrapsht vazhdon, gjithçka është gati për një natë që pritet të rikthejë kujtime të bukura dhe të krijojë të reja.
Biletat janë në shitje në rave-travel.com.
Redaksia Geg FM Radio8 korrik 2026

QMK do të lansojë aplikacionin “Where Are You?”, i cili u mundëson qytetarëve të dërgojnë vendndodhjen, fotografi, video dhe të kërkojnë ndihmë në heshtje përmes numrit emergjent 112.

Rreth 300 studentë të huaj marrin pjesë në Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, ku për dy javë do të shkëmbejnë ide dhe përvoja me studentë e profesorë nga vende të ndryshme.

RTK ka hapur aplikimet për festivalin “Akordet e Kosovës” dhe “Akordet e Kosovës për Fëmijë”. Afati i fundit për aplikim është 31 gusht 2026.