GEG.FM
Po lidhet…

Programi falas i mësimit të notit për nxënësit 9–11 vjeç do të zhvillohet në Pishinën e Gërmisë nga 20 korriku deri më 21 gusht.
Nxënësit e shkollave publike në Prishtinë këtë verë do të kenë mundësinë të ndjekin falas mësimet e notit, falë programit të organizuar nga Drejtoria e Arsimit e Kryeqytetit.
Programi është i dedikuar për fëmijët e moshës 9 deri në 11 vjeç dhe do të zhvillohet në Pishinën e Gërmisë nga 20 korriku deri më 21 gusht 2026.
Interesimi për këtë nismë ka qenë i jashtëzakonshëm. Në më pak se 24 orë nga hapja e aplikimeve janë regjistruar mbi 500 aplikime, ndërsa programi është planifikuar të përfshijë gjithsej 700 nxënës.
Ky interesim i madh tregon rëndësinë që prindërit i kushtojnë mësimit të notit si një aftësi jetike, por edhe vlerën e programeve që u ofrojnë fëmijëve mundësi për të mësuar, për t'u zhvilluar dhe për të kaluar pushimet verore në një mjedis të sigurt dhe profesional.
Redaksia Geg FM Radio21 korrik 2026

Dy filma nga Kosova, “DUA” dhe “Shame and Money”, janë përzgjedhur në garën kryesore të Sarajevo Film Festival 2026, duke shënuar një tjetër sukses për kinematografinë kosovare.
Autoriteti Federal i Aviacionit Civil të Gjermanisë ka korrigjuar pasaktësinë për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pas reagimit të qytetarëve dhe angazhimit diplomatik të Kosovës.

Komuna e Gjilanit ndryshon përkohësisht rregullat për muzikën në lokalet e gastronomisë. Lejohet përdorimi i pajisjeve elektro-akustike deri në orën 23:00 dhe 00:00 në fundjavë.