GEG.FM
Po lidhet…
Pas angazhimit diplomatik dhe reagimit të qytetarëve, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës nuk figuron më gabimisht si pjesë e Serbisë.
Një pasaktësi që kishte mbetur për vite me radhë në të dhënat e Autoritetit Federal të Aviacionit Civil të Gjermanisë është korrigjuar. Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” nuk figuron më gabimisht si pjesë e Serbisë.
Lajmin e bëri të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili tha se korrigjimi u arrit falë reagimit të qytetarëve dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik. Sipas tij, ky rast dëshmon se bashkëpunimi mes institucioneve dhe qytetarëve mund të sjellë rezultate konkrete.
Ambasada e Kosovës në Gjermani u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast kur institucionet apo kompanitë gjermane paraqesin gabimisht Republikën e Kosovës ose qytetet e saj. Sipas Ambasadës, çdo raportim i shoqëruar me dëshmi ndihmon në verifikimin dhe korrigjimin e pasaktësive, ndërsa angazhimi për raste të tilla do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Redaksia Geg FM Radio8 korrik 2026

Komuna e Gjilanit ndryshon përkohësisht rregullat për muzikën në lokalet e gastronomisë. Lejohet përdorimi i pajisjeve elektro-akustike deri në orën 23:00 dhe 00:00 në fundjavë.

Filmi kosovar “Shame and Money” i Visar Morinës fiton CineMasters Award në Filmfest München 2026, pas suksesit të madh në Sundance.

Lea Ypi do të jetë e ftuar në “Service95” të Dua Lipës për një bisedë mbi letërsinë, identitetin dhe idetë që formësojnë botën sot.