GEG.FM
Po lidhet…

Autorja dhe filozofja shqiptare do të jetë e ftuar në podcastin “Service95”, ku do të flasë për lirinë, identitetin dhe letërsinë bashkëkohore.
Autorja dhe filozofja politike shqiptare, Lea Ypi, do të jetë e ftuar në podcastin “Service95” të këngëtares dhe aktivistes Dua Lipa, ku pritet të zhvillohet një bisedë e thellë mbi letërsinë, identitetin dhe lirinë si ide që formësojnë shoqërinë bashkëkohore.
Ypi, e njohur ndërkombëtarisht për kujtimet e saj “Free”, një vepër që ka marrë vlerësime të shumta dhe është përkthyer në dhjetëra gjuhë, është shndërruar në një nga zërat më të rëndësishëm të mendimit kritik dhe letërsisë shqiptare në skenën globale.
Pjesëmarrja e saj në “Service95” shihet si një tjetër moment i rëndësishëm që thekson praninë gjithnjë e më të fuqishme të autorëve shqiptarë në diskursin kulturor ndërkombëtar, duke e vendosur Ypin në dialog me një audiencë të gjerë globale për idetë që lidhen me lirinë dhe shoqërinë moderne.
Redaksia Geg FM Radio3 korrik 2026

Nga 1 korriku paga minimale në Kosovë rritet në 500 euro bruto. Inspektorati paralajmëron kontrolle dhe masa për bizneset që nuk e zbatojnë vendimin.

Anibar rikthehet në Pejë me 171 filma nga 45 vende. Edicioni i 17-të sjell gjashtë ditë plot animacion, kreativitet dhe atmosferë artistike.

Anketa WeBalkans 2026 tregon se FSK dhe Policia e Kosovës gëzojnë nivelin më të lartë të besimit publik, me mbi 85 për qind të qytetarëve që u besojnë këtyre institucioneve.