GEG.FM
Po lidhet…

Shfaqja e re e Teatrit të Gjilanit, me tekst të Florian Zeller dhe regji të Erson Zymberit, do të ketë premierën më 25 qershor, ndërsa të gjitha vendet janë rezervuar paraprakisht.
Një grua përballë vetmisë, humbjes dhe frikës nga braktisja. Kjo është bota e “NËNA”, shfaqjes së re që ngjitet në skenën e Teatrit të Gjilanit të enjten, më 25 qershor, në ora 20:00. Me tekst nga dramaturgu francez Florian Zeller dhe regji të Erson Zymberit, publiku ftohet në një rrugëtim emocional që lëviz mes realitetit, kujtimeve dhe pasigurive të mendjes njerëzore.
Historia ndjek një grua që përpiqet të gjejë vendin e saj në një botë që po ndryshon vazhdimisht rreth saj. Në qendër janë dashuria, mungesa, ankthi dhe pyetjet që lindin kur lidhjet më të afërta fillojnë të transformohen. Në role interpretojnë Aurita Agushi, Ernest Zymberi, Gani Rrahmani dhe Tringa Hasani.
Interesimi për premierën ka qenë i madh, aq sa të gjitha vendet janë rezervuar para natës së shfaqjes. Në realizimin e saj kanë kontribuar skenografi Bekim Korça, koreografi Gjergj Prevazi, kompozitori Tomor Kuçi, video artisti dhe dizajneri i ndriçimit Burim Baftiu, kostumografja Leudita Hyseni, ndërsa përkthimi është bërë nga Shkelzen Berisha.
Redaksia Geg FM Radio24 qershor 2026

Sonte, në skenën e Teatri i Gjilanit, publiku është i ftuar të përjetojë një histori që fillon shumë thjesht, me një darkë mes miqsh, por që shpejt shndërrohet në një reflektim mbi të vërtetën, besimin dhe gënjeshtrën. Shfaqja “Gënjeshtra”, e shkruar nga Florian Zeller dhe me regji të Ekrem Sopi, sjell në skenë një komedi […]

Punimet në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të zgjasin edhe më shumë sesa ishte paraparë fillimisht. Institucioni, i mbyllur që nga korriku i vitit 2022, pritet të qëndrojë jashtë funksionit së paku deri në qershor 2026, pas zgjatjes së kontratës së restaurimit nga Ministria e Kulturës. Projekti, i cili ka nisur në korrik 2024, ka […]

Sonte, më 5 shkurt 2026, Teatri i Gjilanit hap perdet për premierën e shfaqjes muzikore-teatrale “Kabare 1999”. Ora shënon 20:00, ndërsa publiku ftohet të hyjë në një rrëfim që lind nga paslufta dhe flet drejtpërdrejt me të tashmen. Me dramaturgji dhe regji të Zana Hoxhës, shfaqja vendoset në Kosovën e pasluftës. Përmes këngës, humorit të […]