GEG.FM
Po lidhet…

Pesë këngë të ndryshme dhe një përzgjedhje që reflekton identitetin muzikor të Geg FM për këtë javë.
Disa këngë dëgjohen dhe harrohen shpejt. Të tjera mbesin gjatë në mendje. Këtë javë, “Favorite Five” bashkon pesë histori krejt të ndryshme. Alex Warren me “Passenger” sjell ndjenjën e pasigurisë në një marrëdhënie ku gjithçka duket se po vendoset nga dikush tjetër, ndërsa Olivia Rodrigo në “Stupid Song” e kthen dashurinë në një obsesion aq të madh sa as muzika nuk duket e mjaftueshme për ta përshkruar.
Në anën tjetër të listës vjen Mica Millar me “Oh Freedom”, një këngë soul e ndërtuar mbi idenë e çlirimit dhe pranimit të vetes. Është një bashkëpunim i veçantë me të atin dhe një nga publikimet më emocionale të saj deri më sot.
Taylor Swift vazhdon të dominojë me “I Knew It, I Knew You”, kolonën zanore të “Toy Story 5”, e cila i solli këngëtares numrin e parë të parë në Billboard Hot 100 nga një soundtrack filmi. Ndërkohë, Smash Mouth hap një kapitull të ri me “Better Believer”, një këngë plot energji që ruan ADN-në klasike të grupit, por prezanton edhe epokën e re të bendit.
“Favorite Five” në geg fm për këtë javë:
5. Smash Mouth - Better believers
4. Taylor Swift – I knew it, I knew you
3. Mica Millar – Oh freedom
2. Olivia Rodrigo - Stupid Song
1. Alex Warren - Passenger
Redaksia Geg FM Radio24 qershor 2026

“Stupid Song” e Olivia Rodrigo debuton në vendin e parë në Billboard Global 200 dhe Global Excl. U.S., duke konfirmuar suksesin e albumit të saj të ri 2026.

Bebe Rexha ka shkruar një kapitull të ri në karrierën e saj muzikore. Kënga e saj më e re, “New Religion”, arriti vendin e parë në The UK’s Biggest Chart Show, duke e vendosur shqiptaro-amerikanen në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Momenti i shpalljes së fituesit u shoqërua me emocione të mëdha, pasi Bebe e priti […]

Më 15 maj, Prishtina pritet të përjetojë një nga netët më të rëndësishme të muzikës elektronike të këtij sezoni. Në AMC Hall, një nga hapësirat më të mëdha për evente në kryeqytet, do të zhvillohet një program që bashkon emra të njohur ndërkombëtarë dhe artistë nga skena rajonale, duke e kthyer qytetin në një pikë […]