GEG.FM
Po lidhet…

Filmi i Christopher Nolan nis me rekord në Cineplexx Kosovo, ndërsa po shkruan histori edhe në ekranet IMAX dhe arkëtimet botërore.
Interesimi për "Odisean" ka kaluar çdo pritshmëri edhe në Kosovë. Filmi i ri i regjisorit Christopher Nolan ka vendosur një rekord në Cineplexx Kosovo, ku janë shitur 1.333 bileta, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë për një premierë në këtë kinema.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Cineplexx falënderoi publikun për mbështetjen e jashtëzakonshme, duke e cilësuar interesimin si një moment historik që e bën "Odisean" një nga sukseset më të mëdha kinematografike të sezonit në Kosovë.
Filmi është një adaptim modern i epopesë së Homerit, një prej veprave më të rëndësishme të letërsisë botërore. Historia ndjek Odiseun, mbretin e Itakës, në udhëtimin e tij dhjetëvjeçar drejt shtëpisë pas përfundimit të Luftës së Trojës. Gjatë rrugës ai përballet me krijesa mitologjike, sprova të shumta dhe beteja që e kanë bërë këtë rrëfim një simbol të guximit, zgjuarsisë dhe këmbënguljes për më shumë se dy mijë vjet.
Në rolet kryesore interpretojnë Matt Damon, Tom Holland, Anne Hathaway, Robert Pattinson, Zendaya, Lupita Nyong'o dhe Charlize Theron, ndërsa regjia mban firmën e Christopher Nolan, i njohur për filma si Interstellar, Inception, Dunkirk dhe Oppenheimer.
Një nga veçoritë që e bën këtë produksion të veçantë është fakti se "Odisea" është filmi i parë artistik në histori i xhiruar tërësisht me kamera IMAX. Kjo teknologji ofron ekran shumë më të madh, rezolucion më të lartë, më shumë detaje në figurë dhe një cilësi superiore të zërit, duke krijuar një përvojë shumë më gjithëpërfshirëse për shikuesin. Vetë Nolan ka theksuar se filmi është konceptuar për t'u parë pikërisht në formatin IMAX.
Edhe në shkallë globale, filmi po vendos rekorde. Sipas IMAX Corporation, "Odisea" realizoi debutimin më të madh në historinë e kompanisë në tregjet ndërkombëtare krahasuese, debutimin më të mirë ndonjëherë për një film të Christopher Nolan dhe për një produksion të Universal Pictures. Vetëm gjatë fundjavës së parë, filmi arkëtoi 52 milionë dollarë në ekranet IMAX në mbarë botën, ndërsa para-shitjet globale të biletave arritën një rekord prej 50 milionë dollarësh. Në total, filmi debutoi me 264 milionë dollarë në arkën botërore, duke u kthyer menjëherë në një nga sukseset më të mëdha të vitit.
Rekordi prej 1.333 biletash në Cineplexx Kosovo tregon se entuziazmi për këtë superproduksion nuk është vetëm fenomen botëror. Edhe publiku kosovar i është bashkuar valës së interesimit, duke e bërë "Odisean" një nga premierat më të suksesshme që ka përjetuar ndonjëherë kinemaja në vend.
Redaksia Geg FM Radio22 korrik 2026

Filmi i shkurtër “Antigona”, me regji të Ibër Dearit, fitoi çmimin “Filmi më i Mirë i Shkurtër” në festivalin “Across the Lake”.

Madonna ka zbuluar pse u ndal filmi biografik për jetën e saj, duke treguar mosmarrëveshje me Universal Studios rreth buxhetit dhe drejtimit krijues të projektit.

Kinematografia kosovare ka shënuar një nga momentet më të rëndësishme të saj në arenën ndërkombëtare. Regjisori Visar Morina ka fituar çmimin prestigjioz “World Cinema Dramatic Grand Jury Prize” në Sundance Film Festival 2026, me filmin e tij më të ri Shame and Money. Ky çmim konsiderohet një nga vlerësimet më të larta për filmin ndërkombëtar […]