GEG.FM
Po lidhet…

Këngëtarja tregon përplasjet me Universal Studios dhe arsyet pse projekti u ndal pas dy vitesh pune
Madonna ka folur për herë të parë për dështimin e filmit biografik mbi jetën e saj. Ajo tha se projekti ishte punuar për dy vite me radhë, së bashku me Universal Studios, por u ndal për shkak të mosmarrëveshjeve mbi buxhetin dhe drejtimin e filmit.
Këngëtarja tregoi se historia e saj kërkonte një buxhet të madh, pasi jeta e saj është shumë e gjatë dhe e ngjarjeve të shumta. Sipas saj, studio nuk u bind plotësisht nga vizioni i saj dhe pati edhe dyshime për xhirimet në disa vende për të ulur kostot.
Pas ndërprerjes së projektit, Madonna tha se u kontaktua nga Netflix për një format serial, por edhe ai proces u komplikua për shkak të të drejtave të skenarit dhe ekipit krijues. Megjithatë, ajo konfirmoi se po zhvillon një projekt të ri për jetën e saj në bashkëpunim me regjisorin Shawn Levy.
Redaksia Geg FM Radio23 qershor 2026

Kinematografia kosovare ka shënuar një nga momentet më të rëndësishme të saj në arenën ndërkombëtare. Regjisori Visar Morina ka fituar çmimin prestigjioz “World Cinema Dramatic Grand Jury Prize” në Sundance Film Festival 2026, me filmin e tij më të ri Shame and Money. Ky çmim konsiderohet një nga vlerësimet më të larta për filmin ndërkombëtar […]

Filmi i ri artistik “Zbardhje”, i regjisores kosovare Kaltrina Krasniqi, ka hyrë zyrtarisht në fazën e xhirimeve në Prishtinë, duke shënuar projektin e saj të radhës pas suksesit ndërkombëtar të filmit Vera Andrron Detin. Ky film, që ishte premiera e saj e parë me metrazh të gjatë, u prezantua në garën Orizzonti në kuadër të […]

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora po vazhdon të zgjerojë karrierën e saj edhe në botën e aktrimit. Projekti i saj më i ri filmik, “He Bled Neon”, pati premierën në festivalin prestigjioz South by Southwest, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare për filmin, muzikën dhe teknologjinë që zhvillohet çdo vit në Austin. Filmi […]