GEG.FM
Po lidhet…

Vetëm 7 vjeç, nxënësi nga Kosova përfundoi me sukses një program të Harvardit të rekomanduar për fëmijë shumë më të rritur.
Vetëm 7 vjeç dhe ende në klasën e parë, Lekë Jaha, nxënës në Finnish School of Kosovo, ka shënuar një sukses që bie në sy edhe përtej bankave të shkollës. Ai ka përfunduar me sukses programin "HarvardX CS50's Introduction to Programming with Scratch", duke kaluar të nëntë projektet e kursit sipas standardeve të vendosura nga programi.
Arritja e tij bëhet edhe më mbresëlënëse kur merret parasysh se ky kurs rekomandohet për pjesëmarrës të moshës 12 vjeç e lart. Megjithatë, Leka e përfundoi atë pesë vite më herët, duke treguar aftësi të jashtëzakonshme në programim dhe një kureshtje të madhe për botën e teknologjisë.
Përmes këtij suksesi, ai renditet ndër pjesëmarrësit më të rinj që kanë përfunduar këtë program. Përkushtimi, dëshira për të mësuar dhe talenti i tij tregojnë se pasioni për teknologjinë mund të zhvillohet që në moshë shumë të hershme, kur mbështetet me edukim dhe mundësi të duhura.
Historia e Lekë Jahës është një shembull frymëzues për shumë fëmijë dhe prindër, duke dëshmuar se kurioziteti dhe vullneti për të mësuar mund të hapin dyer drejt arritjeve të jashtëzakonshme, pavarësisht moshës.
Redaksia Geg FM Radio1 korrik 2026

Ekspozita "The Red Table" sjell në Berlin një histori nga Kosova, ku një tavolinë e kuqe kampingu bëhet simbol i kujtesës, kufijve dhe lidhjes mes njerëzve.

Dua Lipa inauguron "Bibliotekën Manifesto" në Portugali, një hapësirë kushtuar librave të censuruar që promovon leximin dhe lirinë e shprehjes.
I lindur nga prindër shqiptarë në Itali, Emanuele Muhaxhiri po ndërton emrin e tij në artin e picës, duke fituar vlerësime në garat më të njohura të këtij profesioni.