GEG.FM
Po lidhet…

Dua Lipa hap një bibliotekë për librat që sfiduan censurën
Dua Lipa, ka inauguruar "Bibliotekën Manifesto", një hapësirë të veçantë kushtuar librave që janë ndaluar ose censuruar në vende të ndryshme të botës. Biblioteka do të jetë pjesë e përhershme e Livraria Lello, një prej librarive më të njohura historike në Porto të Portugalisë.
Projekti u prezantua gjatë festivalit ndërkombëtar të librit BABELL – City of Books dhe, sipas artistes, është rezultat i një angazhimi disavjeçar për të promovuar leximin, mendimin kritik dhe lirinë e shprehjes. Për Dua Lipën, librat duhet të jenë të qasshëm për të gjithë, pa kufizime apo censurë.
Biblioteka përmban rreth 100 libra, të organizuar në katër tema kryesore: pushteti, kontrolli, zëri dhe kujtesa. Mes tyre gjenden vepra të autorëve të njohur ndërkombëtarë si Margaret Atwood, Salman Rushdie, Olga Tokarczuk dhe Reginald Dwayne Betts, autorë që në periudha të ndryshme janë përballur me censurë ose ndalim të veprave të tyre.
Ky projekt lidhet natyrshëm me angazhimin e vazhdueshëm të artistes për promovimin e leximit përmes Service95 Book Club, klubit të saj ndërkombëtar të librit. Ndërkohë, në vitin 2026, Dua Lipa do të marrë edhe rolin e kuratores së Festivalit të Letërsisë në Londër, që do të mbahet në Southbank Centre, duke e zgjeruar edhe më tej kontributin e saj në botën e kulturës dhe letërsisë.
Me këtë nismë, Dua Lipa dëshmon se ndikimi i një artisteje nuk matet vetëm me suksesin në skenë, por edhe me projektet që nxisin dijen, kulturën dhe lirinë e mendimit.
Redaksia Geg FM Radio1 korrik 2026

Ekspozita "The Red Table" sjell në Berlin një histori nga Kosova, ku një tavolinë e kuqe kampingu bëhet simbol i kujtesës, kufijve dhe lidhjes mes njerëzve.

Vetëm 7 vjeç, Lekë Jaha nga Kosova përfundoi me sukses programin HarvardX CS50 për programim, i rekomanduar për pjesëmarrës mbi 12 vjeç.
I lindur nga prindër shqiptarë në Itali, Emanuele Muhaxhiri po ndërton emrin e tij në artin e picës, duke fituar vlerësime në garat më të njohura të këtij profesioni.