GEG.FM
Po lidhet…

Elezi: Vetëm pas vendimeve për ankesat dhe plotfuqishmërisë së tyre mund të procedohet me rezultatet përfundimtare
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave nga institucionet përkatëse, para se të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve. Zëdhënësi Valmir Elezi theksoi se KQZ do të vlerësojë nëse vendimet përfundimtare përmbajnë obligime konkrete që duhet të zbatohen nga institucioni.
Sipas tij, nëse vendimet nuk kanë detyrime të tilla, KQZ është e gatshme që menjëherë pas plotfuqishmërisë së tyre të shpallë rezultatet përfundimtare të procesit zgjedhor. Megjithatë, ai sqaroi se kjo fazë nuk e mbyll ende procesin zgjedhor, pasi palët kanë të drejtë ankese edhe ndaj rezultateve përfundimtare.
Elezi shtoi se vetëm pas përfundimit të të gjitha afateve ligjore dhe vendimeve të institucioneve, KQZ kalon në fazën e certifikimit të rezultateve.
Redaksia Geg FM Radio26 qershor 2026

Pak minuta pas nisjes së Testit të Maturës 2026, pyetjet u shpërndanë online. Si po ndryshon inteligjenca artificiale mënyrën e të mësuarit në Kosovë?


Nga 25 deri më 29 qershor, Gjilani mirëpret edicionin e 9-të të festivalit ndërkombëtar “Rising Stars”, ku artistë të rinj nga Kosova, rajoni dhe vende të ndryshme të botës do të sjellin talentin e tyre në një festë të muzikës dhe kulturës