GEG.FM
Po lidhet…

Sporti kosovar po vazhdon të ngjitet në majat e suksesit. Fundjava e kaluar ishte historike për sportistët tanë, të cilët siguruan gjithsej 28 medalje në dy gara të rëndësishme ndërkombëtare.
Në Kampionatin Ballkanik të Xhudos, që u zhvillua në Pejë për herë të tretë, xhudistët kosovarë u shpallën ndër më të mirët, duke fituar 13 medalje: 6 të arta, 6 të argjendta dhe 1 të bronztë.
Ndërkohë, në Kampionatin Mesdhetar të Karatesë, që u mbajt në Spanjë, karateistët tanë treguan nivel të lartë konkurrues, duke u rikthyer me 15 medalje: 7 të arta, 4 të argjendta dhe 4 të bronzta.
Këto rezultate e ngritën numrin total të medaljeve në 28, duke dëshmuar forcën dhe përgatitjen e sportistëve tanë në skenën ndërkombëtare.
Zëvendësministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, e cilësoi këtë arritje si dëshmi të progresit të pandalshëm të Kosovës në sportet luftarake dhe një motivim shtesë për të rinjtë që ndjekin rrugën e sportit.
Redaksia Geg FM Radio15 shtator 2025
I lindur nga prindër shqiptarë në Itali, Emanuele Muhaxhiri po ndërton emrin e tij në artin e picës, duke fituar vlerësime në garat më të njohura të këtij profesioni.

Aktori me prejardhje shqiptare Dashmir Ristemi luan rolin kryesor në filmin e ri zviceran “Von dem, was bleibt”, i cili nis shfaqjen në kinematë e Zvicrës më 18 qershor.

Dua Lipa dhe Callum Turner festuan martesën e tyre me një ceremoni madhështore në Sicili, ku sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, një vend të veçantë zunë edhe elementet e kulturës shqiptare. Muzika dhe vallet shqiptare u bënë pjesë e festimeve, duke sjellë në qendër rrënjët e artistes me origjinë nga Kosova. Në dasmën ku morën pjesë mbi 200 të ftuar nga bota e muzikës, filmit dhe modës, performuan edhe muzikantë shqiptarë, ndërsa ngjarja u cilësua nga shumë media si një nga dasmat më të