GEG.FM
Po lidhet…

Muzikë, argëtim, surpriza dhe super shpërblime do ta shoqërojnë festën e 1-vjetorit të Grande Mall më 28 qershor.
Grande Mall do të shënojë më 28 qershor 2026 një vit nga hapja e tij, duke organizuar një festë të madhe me aktivitete argëtuese, muzikë, surpriza dhe shpalljen e fituesve të lojës shpërblyese.
Programi i aktiviteteve për vizitorët nis në ora 16:00 me një workshop për teknikat e zërit vokal. Më pas, nga ora 17:00, atmosfera do të ndizet me një DJ Performance, ndërsa në ora 18:00 do të zhvillohet Mascota & Bubble Show, një aktivitet argëtues i dedikuar fëmijëve dhe familjeve.
Në ora 19:00, Grande Mall do të organizojë një koktej për partnerët dhe miqtë, ndërsa kulmi i mbrëmjes do të vijë në ora 20:00, kur do të shpallen fituesit e lojës së madhe shpërblyese "Blej në Grande Mall dhe Fito". Gjatë këtij momenti do të ndahen disa nga dhuratat më të mëdha të organizuara ndonjëherë nga qendra tregtare, përfshirë:
🚗 Citroën C3 – 0 km
📱 iPhone 17 Pro Max
✈️ Pushim romantik për çift në Antalya
🛴 2 skuterë elektrikë
🛴 2 trotinetë elektrikë
📺 2 televizorë
🎮 PlayStation 5
Festimet do të vazhdojnë në ora 21:00 me prerjen e tortës së 1-vjetorit, ndërsa në ora 22:00 do të përmbyllen me një shfaqje spektakolare fishekzjarrësh.
Grande Mall fton të gjithë qytetarët që më 28 qershor të bëhen pjesë e kësaj feste, e cila shënon vitin e parë të funksionimit të qendrës tregtare dhe premton një mbrëmje plot argëtim, emocione, surpriza dhe dhurata të vlefshme.
Redaksia Geg FM Radio26 qershor 2026

KQZ ka bërë të ditur se shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve do të bëhet pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave dhe vendimeve të institucioneve përkatëse.

Pak minuta pas nisjes së Testit të Maturës 2026, pyetjet u shpërndanë online. Si po ndryshon inteligjenca artificiale mënyrën e të mësuarit në Kosovë?
