Publikohet videoklipi i “Nan”, kënga që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2026

Rruga drejt skenës së madhe të Eurovisionit tashmë ka marrë edhe një formë vizuale. Është publikuar videoklipi zyrtar i këngës “Nan”, me të cilën këngëtari shqiptar Alis do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2026.
Videoklipi është publikuar në kanalin zyrtar të Eurovision në YouTube dhe vjen me titra në gjuhën angleze, në mënyrë që mesazhi emocional i këngës të kuptohet edhe nga publiku ndërkombëtar. Kënga interpretohet në gjuhën shqipe dhe ndërton një atmosferë të ndjeshme që mbështetet në interpretimin vokal dhe energjinë artistike të Alis.
Historia e këtij projekti filloi në fund të vitit 2025, kur kënga “Nan” fitoi Festivali i Këngës në RTSH, duke siguruar kështu biletën për në Eurovision. Tani, me publikimin e videoklipit, kënga nis edhe rrugëtimin e saj drejt publikut evropian.
Gjysmëfinalet dhe finalja e madhe e Eurovision Song Contest 2026 do të zhvillohen në Vienë, Austri, nga 12 deri më 16 maj 2026.
Alis pritet ta performojë “Nan” në gjysmëfinalen e dytë, më 14 maj.