“Ditët e Nëntorit” marrin jetë sonte me muzikë Arvanite në Gjakovë

“Ditët e Nëntorit” marrin jetë sonte me muzikë Arvanite në Gjakovë

Festivali i Kulturës Shqiptare “Ditët e Nëntorit” – Edicioni II po vazhdon të sjellë përvojë të jashtëzakonshme kulturore dhe muzikore për publikun e Kosovës.

Sonte, më 27 nëntor, nga ora 20:00, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, do të mbahet një koncert special i muzikës Arvanite dhe Arbëreshe, ku do të performojnë artistet e shquara të muzikës tradicionale shqiptare Anna Stratigo dhe Eleni Kristu.

Ky koncert sjell një kujtesë të gjallë të identitetit arbëror dhe traditave të tij muzikore, duke ofruar për publikun një udhëtim të veçantë mes kulturave shqiptare dhe arbëreshe.

Për herë të parë në Kosovë, qytetarët do të kenë mundësinë të dëgjojnë muzikën Arvanite në një koncert ekskluziv, duke e bërë këtë ngjarje një moment të veçantë për festat e nëntorit.

Biletat janë në dispozicion online në këtë link: https://appfondacionipergjakoven.org/