Shkurte Fejza sjell një performancë unike në Ferizaj për Ditën e Flamurit

Shkurte Fejza sjell një performancë unike në Ferizaj për Ditën e Flamurit

Në kuadër të festimeve për Ditën e Flamurit, The Village – Shopping & Fun në Ferizaj ju fton të merrni pjesë në një mbrëmje të paharrueshme, plot muzikë dhe emocione.

28 Nëntor, nga ora 20:00, legjenda e muzikës shqiptare, Shkurte Fejza, do të ngjitet në skenë për një performancë të veçantë, duke sjellë hitet që kanë shoqëruar breza dhe kanë bërë historinë e muzikës shqiptare.

Atmosferën e ngrohtë dhe festive do ta kompletojë DJ DNA, i cili do të sigurojë një përvojë muzikore unike dhe energjike për të gjithë të pranishmit.

Pritja për publikun do të bëhet në parkingun përballë Intersport – Toyzz Shop, ku vizitorët do të kenë mundësinë të festojnë këtë ditë të rëndësishme kombëtare me muzikë, emocione dhe bashkim.