Brainobrain Kosova shpërblehet me dhjetëra medalje e trofe në arenën ndërkombëtare

Brainobrain Kosova shpërblehet me dhjetëra medalje e trofe në arenën ndërkombëtare

Brainobrain Kosova ka shënuar një sukses të madh ndërkombëtar, duke u dalluar në Garat e 15-ta Ndërkombëtare të Abakusit dhe Aritmetikës Mendore, të mbajtura më 14 shtator në Kloten të Zvicrës.

Në këtë kompeticion prestigjioz morën pjesë mbi 600 fëmijë nga 9 shtete, ndërsa Kosova u përfaqësua nga 50 nxënës të Brainobrain Kosova. Të ndarë sipas niveleve dhe moshave, fëmijët kosovarë arritën rezultate të jashtëzakonshme:

  • 24 trofe kampionësh
  • 23 medalje të arta
  • 3 medalje të argjendta

Ky sukses është vlerësuar si një dëshmi e përkushtimit të fëmijëve, profesionalizmit të trajnerëve dhe mbështetjes së prindërve.

Pas këtyre arritjeve, Brainobrain International ka nënshkruar marrëveshje me Brainobrain Kosova për Master Franshizën e programit në Shqipëri, duke hapur kështu rrugën që edhe fëmijët shqiptarë të përfitojnë nga ky program inovativ.

Çfarë është Brainobrain International?
Brainobrain është një nga programet më të mëdha edukative në botë, i pranishëm në mbi 45 shtete. Ai fokusohet në zhvillimin e aftësive kognitive dhe sociale të fëmijëve, përmes metodave si abakusi, aritmetika mendore, teknikat neurolinguistike (NLP) dhe trajnimi i lidershipit. Programi synon të forcojë vetëbesimin, kreativitetin, koncentrimin dhe inteligjencën emocionale të fëmijëve.

Ky hap i ri i Brainobrain Kosova konfirmon jo vetëm suksesin ndërkombëtar të fëmijëve kosovarë, por edhe ndikimin pozitiv që programi po sjell në zhvillimin e brezave të rinj në rajon.