Arbëreshët e Kalabrisë me koncert special të këngës shqipe në Universitetin e Kulturave në Gjenevë

Arbëreshët e Kalabrisë me koncert special të këngës shqipe në Universitetin e Kulturave në Gjenevë

Universiteti i Kulturave në Gjenevë ka paralajmëruar një mbrëmje të veçantë muzikore kushtuar trashëgimisë arbëreshe të Kalabrisë.

Koncerti, i titulluar “Les Arbëresh de Calabre”, do të mbahet më 7 mars 2026Sallën du Môle në Gjenevë, me hapjen e dyerve nga ora 18:00.

Në skenë do të ngjiten grupi muzikor “Okarina” nga Gjeneva, si dhe dy formacione të njohura arbëreshe nga Italia: “Gjaku i Arbërit” nga Frascineto dhe “Këngëtarët e Motit” nga zona Lungro–Firmo në Kalabri.

Programi përfshin këngë tradicionale arbëreshe dhe këngë qytetare, duke sjellë një ndërthurje të pasurisë folklorike me elemente bashkëkohore artistike.

Sipas organizatorëve, aktiviteti synon të promovojë kulturën, muzikën dhe identitetin e komunitetit arbëresh, i cili prej shekujsh ruan gjuhën dhe zakonet shqiptare në jug të Italisë.

Mbrëmja do të shoqërohet edhe me pjesë sociale, përfshirë bar dhe hapësira bashkëbisedimi, duke krijuar një ambient të hapur për shkëmbim kulturor mes komunitetit shqiptar dhe publikut ndërkombëtar në Gjenevë.