Gjilani bashkohet për Kosovën: Ekran i madh për finalen historike me Turqinë

Gjilani bashkohet për Kosovën: Ekran i madh për finalen historike me Turqinë

Qytetarët e Gjilanit do të kenë mundësinë të ndjekin finalen historike të Kosovës kundër Turqisë në një ekran të madh që do të vendoset para Teatrit të Qytetit. Ky vendim është marrë për t’iu përgjigjur interesimit të jashtëzakonshëm të qytetarëve, të cilët dëshirojnë ta ndjekin së bashku këtë përballje vendimtare.

Kjo ndeshje konsiderohet historike, pasi një fitore do të sigurojë kualifikimin e Kosovës në Kampionatin Botëror. Pritet pjesëmarrje masive nga qytetarët, për shkak të interesit të madh dhe kushteve të favorshme klimatike.

Komuna ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të marrin pjesë dhe të mbështesin Kosoven, duke shënuar një nga ngjarjet më të mëdha sportive të viteve të fundit në Gjilan. Atmosfera parashikohet festive dhe emocionuese, ndërsa tifozët do të ndajnë së bashku kënaqësinë e një momenti historik për futbollin kosovar.