Humbje të mëdha në industrinë e alkoolit – Brezat e rinj po pinë 87% më pak

Gjigantët globalë të industrisë së alkoolit po përballen me një rënie të paprecedentë, teksa zakonet e konsumit po ndryshojnë në mbarë botën.
Sipas të dhënave të fundit, gjatë katër viteve të fundit, kompania kryesore të birrës, verës dhe pijeve të forta kanë humbur rreth 830 miliardë dollarë në vlerë tregu, kryesisht sepse Brezi i Ri, Gen Z, po konsumon për 87% më pak se brezat e mëparshëm, duke përshpejtuar kështu një renie globale të pijes.
Ndryshimet në sjelljet e konsumatorëve, shqetësimet për shëndetin, zvogëlimi i konsumit mes brezave të rinj, si dhe rritja e kostove dhe presionet ekonomike po riformësojnë industrinë.
Për të përballuar këto sfida, shumë marka po fokusohen tek produktet pa alkool dhe po zhvillojnë strategji më të lehta, më efikase dhe inovative për t’u përshtatur me trendët e reja të tregut.