10 qytetet më të lira për të udhëtuar në 2026 – Salvadori kryeson listën

Udhëtarët që kërkojnë pushime të bukura por edhe ekonomike kanë tashmë një udhërrëfyes të ri për vitin 2026. Sipas raportit “Destinacionet Ekonomike 2026” të publikuar nga platforma turistike Expedia, qyteti brazilian Salvador është shpallur destinacioni më i përballueshëm për udhëtime këtë vit, me akomodim mesatar në hotele nën 150 euro për natë.
I njohur për plazhet me rërë të artë, arkitekturën koloniale shumëngjyrëshe dhe atmosferën e gjallë kulturore, Salvadori ishte edhe kryeqyteti i parë i Brazilit nga viti 1549 deri në 1763. Qendra historike Pelourinho është pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO dhe është e njohur për rrugët me kalldrëm, kishat baroke dhe ndërtesat koloniale me ngjyra të ndezura.
Në vendin e dytë në listë renditet Guadalajara në Meksikë, një qendër e rëndësishme kulturore dhe ekonomike që do të jetë gjithashtu një nga qytetet nikoqire të FIFA World Cup 2026. Në listë gjendet edhe Merida, e njohur për ndërthurjen e kulturës majane me arkitekturën koloniale.
Mes destinacioneve më ekonomike për vitin 2026 përfshihen edhe qytete të mëdha dhe shumë të vizituara si Bogota, Sao Paulo, Bangkok, Kuala Lumpur dhe Ho Chi Minh City, të njohura për jetën e gjallë urbane dhe ushqimin e lirë të rrugës. Lista mbyllet me Edmonton – i njohur si “qyteti i festivaleve” – dhe Santo Domingo, një nga qytetet më të vjetra të Karaibeve.
Destinacionet më ekonomike për vitin 2026
- Salvador, Brazil
- Guadalajara, Meksikë
- Bogota, Kolumbi
- Merida, Meksikë
- Ho Chi Minh, Vietnam
- Sao Paulo, Brazil
- Bangkok, Tajlandë
- Edmonton, Kanada
- Kuala Lumpur, Malajzi
- Santo Domingo, Republika Dominikane