GEG.FM
Po lidhet…

Nga viti akademik 2026/2027, Universiteti i Prishtinës rezervon vende për studentë nga komunitetet shqiptare në diasporë
Universiteti i Prishtinës ka vendosur të hapë kuota të reja për pranimin e studentëve nga komunitetet shqiptare jashtë Kosovës. Vendimi përfshin arbëreshët e Italisë dhe të Zarës, shqiptarët e Turqisë si dhe diasporën me prejardhje nga Kosova.
Sipas vendimit të Senatit të UP-së, nga viti akademik 2026/2027 do të rezervohen 1% e vendeve për arbëreshët dhe shqiptarët nga Turqia, ndërsa 2% e vendeve do të jenë për diasporën kosovare. Ky vendim është miratuar edhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
UP ka theksuar se procesi i pranimit do të zhvillohet sipas rregullave të rregullta akademike, në mënyrë transparente dhe meritore. Institucioni ka kujtuar se vazhdon të ketë kuota edhe për komunitetet joshumicë dhe për kandidatët nga vendet fqinje.
Viti i ri akademik në Universitetin e Prishtinës pritet të nisë më 15 shtator 2026.
Redaksia Geg FM Radio23 qershor 2026