GEG.FM
Po lidhet…

Fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” ka nisur zyrtarisht edhe këtë vit, duke vënë në qendër të vëmendjes një formë dhune që po rritet me shpejtësi: dhunën digjitale ndaj grave dhe vajzave.
Në një realitet ku komunikimi dixhital është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë, format e dhunës janë zhvendosur edhe online. Komentet fyese, mesazhet ngacmuese, shantazhet, shpërndarja pa leje e materialeve personale, të gjitha këto lënë pasoja të thella, pavarësisht se ndodhin në një hapësirë virtuale. Kjo formë abuzimi prek në mënyrë disproporcionale gratë dhe vajzat, si globalisht, ashtu edhe në Kosovë.
Organizatorët e fushatës theksojnë se është përgjegjësi e secilit ta njohë, ta parandalojë dhe ta raportojë dhunën me bazë gjinore, sidomos atë që ndodh në internet.
Fushata e këtij viti synon të rrisë ndërgjegjësimin publik dhe të mbrojë të drejtat e grave në hapësirën digjitale, duke kërkuar zgjidhje dhe mekanizma që garantojnë siguri dhe mirëqenie online.
Fushata u hap zyrtarisht me aktivitetin “Kodi Portokalli 16”, organizuar nga UN Women në Kosovë në partneritet me Engineering HER Future dhe Policinë e Kosovës, me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Prishtinë.
Nën temën “Të bashkohemi për t’i dënuar dhunat digjitale ndaj të gjitha grave dhe vajzave”, u mblodhën 200 inovatorë të rinj nga e gjithë Kosova. Përmes punëtorive, diskutimeve dhe sesioneve kreative, të rinjtë kërkuan ide dhe modele zgjidhjeje për krijimin e hapësirave më të sigurta online për gratë dhe vajzat.
Në hapjen e aktivitetit, u dhanë mesazhe frymëzuese nga:
• Stephen O’Malley, Koordinator i Zhvillimit të OKB-së
• Vlora Tuzi Nushi, Kryetare e UN Women në Kosovë
• Jonathan Hargreaves, Ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë
• Dejan Jankovic, Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës
• Përfaqësues nga Engineering HER Future
Kauzës iu bashkua edhe këngëtari Yll Limani, i cili me praninë dhe mesazhin e tij i dha më shumë zë fushatës për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Në Kosovë, fushata realizohet nga Ministria e Drejtësisë, UN Women, OSCE dhe organizata të tjera partnere që kontribuojnë përmes aktiviteteve, programeve dhe fushatave vetëdijësuese.
Geg FM Radio është gjithashtu pjesë e fushatës, duke transmetuar audio-kampanjën sensibilizuese dhe duke bërë thirrje publike për t’u bashkuar kundër dhunës digjitale me bazë gjinore në Kosovë.
Kjo audio kampanje ne Geg Fm Radio mbështetet nga zyra e OSBE së në Gjilan
Fushata e “16 Ditëve të Aktivizmit” synon ndërtimin e një shoqërie ku gratë dhe vajzat ndihen të sigurta – jo vetëm në jetën e përditshme, por edhe në botën digjitale. Përmes solidaritetit, edukimit dhe angazhimit të institucioneve, komunitetit dhe individëve, kjo fushatë mbetet një thirrje e fuqishme për veprim dhe ndryshim.
Redaksia Geg FM Radio25 nëntor 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]