GEG.FM
Po lidhet…

Katy Perry, Lewis Capaldi, Martin Garrix dhe shumë të tjerë
Prishtina po hyn në javën më të madhe muzikore të vitit. Nga 31 korriku deri më 2 gusht, Sunny Hill Festival 2026 rikthehet në Sunny Hill Festival Park me një program të pasur që bashkon emra të njohur ndërkombëtarë dhe artistët më të dashur shqiptarë.
Për tri net me radhë, festivali do të zhvillohet në katër skena – Sunny Hill Stage, The Next Stage, The Satellite dhe C4 Stage – duke ofruar performanca të pandërprera nga mesdita deri në orët e para të mëngjesit.
Në skenën kryesore do të ngjiten tre emra që dominojnë industrinë botërore të muzikës: Katy Perry, Lewis Capaldi dhe Martin Garrix, ndërsa programi përfshin edhe artistë të njohur shqiptarë si Dhurata Dora, Manifest, Lumi B, Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son dhe shumë të tjerë.
Sahati – 18:45–19:15
Blanco – 19:30–20:00
Manifest – 20:15–21:00
Dhurata Dora – 21:15–22:00
Katy Perry – 22:30–00:00
Caboo – 13:00–15:00
Jolle – 15:30–16:00
Ereza – 16:15–16:45
Ilo – 17:00–17:45
La Fazani – 18:00–18:45
Uran B. – 13:00–15:00
Malix – 15:00–17:00
Sindicato Del Baile – 17:00–19:00
Tommy Gold – 00:00–01:00
Seth Troxler – 01:00–03:00
Salomé Le Chat – 03:00–04:30
Eko – 18:50–19:15
Buta – 19:25–19:50
Lumi B, Ledri Vula, MC Kresha & Lyrical Son – 20:00–20:50
Auxlua – 21:00–21:30
Esdeekid – 21:30–22:15
Lewis Capaldi – 22:30–00:00
Deezy – 13:00–15:00
Hawolf – 15:30–16:00
Rreze – 16:15–16:45
Bana Zahiti – 17:00–17:45
Asgjë Sikur Dielli – 18:00–18:45
Artssassin – 13:00–15:00
Halfpint – 15:00–17:00
Locky – 17:00–19:00
Gjin – 00:00–01:00
Pawsa – 01:00–03:00
Kamelia – 03:00–04:30
Kim Turnbull – 18:45–19:30
Bees & Honey – 19:30–20:15
Roya – 20:30–21:15
Tyson O'Brien – 21:30–22:15
Martin Garrix – 22:30–00:00
Caboo – 13:00–14:30
Disco Magic Band – 15:00–16:00
Sancet – 16:15–16:45
The Milk Snatchers – 17:00–17:45
Sytë – 18:00–18:45
Anitë – 13:00–15:00
Nautica – 15:00–16:30
US Two – 16:30–18:00
US Two B2B Nautica – 18:00–19:00
Carlita – 00:00–01:00
Adam Port & Rampa – 01:00–mbyllje
Edicioni 2026 premton një ndër programet më të pasura të Sunny Hill Festival, duke kombinuar muzikën pop, hip-hop, rock, indie dhe elektronike në katër skena të ndryshme. Me yje ndërkombëtarë dhe artistë shqiptarë në të njëjtin festival, Sunny Hill synon ta kthejë edhe një herë Prishtinën në qendrën rajonale të muzikës gjatë fundjavës së parë të gushtit.
Redaksia Geg FM Radio27 korrik 2026

Nexus Festival mbahet nga 23 deri më 25 korrik 2026 në Viti, duke sjellë tri ditë muzikë elektronike, dhjetëra DJ, art, skena gjithëpërfshirëse dhe eksperienca në natyrë

"O Sazan", një nga këngët më të njohura të iso-polifonisë shqiptare, vjen në një version Electronic Ethno përmes projektit "ISO", nga Arbër Kosumi dhe Sazan Kosumi.

Justin Bieber do të performojë në spektaklin e parë të pushimit mes pjesëve në finalen e Kupës së Botës FIFA 2026, përkrah Madonna, Shakira dhe BTS.