GEG.FM
Po lidhet…

Rikthimi i trenave të natës në Evropë po hyn në një fazë të re zhvillimi. Nox Mobility, një startup me seli në Berlin, ka bërë publike planet për ndërtimin e një rrjeti modern trenash të natës, i konceptuar tërësisht rreth kabina private dhe komoditetit maksimal për udhëtarët.
Sipas planifikimit të kompanisë, trenat e parë të natës të Nox pritet të nisin operimin në vitin 2027, ndërsa deri në vitin 2035 synohet krijimi i një rrjeti gjithë-evropian që do të lidhë më shumë se 100 qytete.
Qëllimi afatgjatë është që trenat e natës të shndërrohen në një alternativë reale ndaj fluturimeve të shkurtra, duke ofruar udhëtime nga qendra e qytetit në qendër të qytetit dhe duke eliminuar kohën e humbur në aeroporte.
Ndryshe nga trenat tradicionalë të natës në Evropë, të cilët shpesh funksionojnë me kompartimente të përbashkëta, ku udhëtarët ndajnë hapësirën me persona të panjohur, Nox Mobility ka zgjedhur një model krejtësisht tjetër.
Çdo kabinë do të jetë individuale, e disponueshme si dhomë njëshe ose dyshe, pa krevate të përbashkëta, duke garantuar privatësi, qetësi dhe gjumë cilësor gjatë udhëtimit.
Koncepti i Nox Mobility synon të bashkojë rehatinë e një hoteli me efikasitetin e transportit hekurudhor, në një kohë kur interesi për udhëtime të qëndrueshme dhe me ndikim më të ulët mjedisor është në rritje.
Me fokus në dizajn modern, komoditet dhe reduktim të emetimeve të karbonit, kompania synon të japë një impuls të ri për zhvillimin e trenave të natës në të gjithë Evropën.
Nëse projekti realizohet sipas planit, trenat e natës pritet të rikthehen fuqishëm në skenën evropiane të transportit, këtë herë me standarde më të larta privatësie dhe rehatie.
Redaksia Geg FM Radio13 janar 2026


Në një botë ku informacioni lëviz me shpejtësinë e një klikimi, dallimi mes të vërtetës dhe gënjeshtrës është bërë më i rëndësishëm se kurrë. Pikërisht për këtë arsye, çdo vit më 2 prill, shënohet Dita Botërore e Verifikimit të Fakteve – një iniciativë globale që vendos në qendër të vëmendjes fuqinë e së vërtetës. Si […]

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa po zgjeron ndikimin e saj përtej muzikës, duke marrë rolin e kuratores për edicionin 2026 të London Literature Festival. Ngjarja do të mbahet në Southbank Centre nga 21 tetori deri më 1 nëntor, duke përkuar edhe me 75-vjetorin e këtij institucioni të njohur kulturor. Në këtë rol të ri, […]